Shpejtësi 200 km në orë dhe mungesë të fushëpamjes”, policia zbardh dinamikën e aksidentit tragjik me 4 viktima

HomeCronic

Shpejtësi 200 km në orë dhe mungesë të fushëpamjes”, policia zbardh dinamikën e aksidentit tragjik me 4 viktima

“Tempulli 2”, the Court of Korça leaves 21 detainees in jail (Names)
Përplasje fizike mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë pas ndarjes! Si mori fund martesa e tyre, nga romanca e re e 42-vjeçarit, tek dhuna në familje
Adoleshenti përfundoi në spital me plagë në bark, reagon policia: Konflikt mes dy 15-vjeçarëve, një në spital dhe tjetri në komisariat

Policia Rrugore ka zbardhur dinamikën e aksidentit tragjik në Fushë Prezë ku humbën jetën 4 të rinj.

Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj thotë se sipas referimit të kamerave të sigurisë automjeti tip Mercedes Benz ku ndodheshin të rinjtë ka parakaluar edhe kamionë të tjerë që lëviznin në rrugën Vorë-Fushë Krujë. Më pas kanë hyrë sërish në karrexhatë dhe janë përplasur me betonierën që kishte ndaluar pa sinjalistikën përkatëse.

Drejtuesi 24-vjeçar i betonieres ka deklaruar se i kishte mbaruar nafta sapo kishte hyrë në rrugë kryesore dhe i ishte fikur mjeti. Ka provuar të ndezë dhe më pas ka shkuar në një karburant që ishte aty pranë për të marrë naftë. Në dëshminë e tij ai thotë se ka harruar të ndezë bllokazhin e betonieres.

Sipas grupit hetimor përplasja ka qenë e fortë dhe ka ardhur për dy arsye për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së fushëpamjes për shkak se mjeti ka parakaluar dhe nuk e parë betonieren e ndaluar.

Sipas policisë në momentin e përplasjes mjeti ka qenë më shpejtesi rreth 170 km në orë ndërsa gjatë lëvizjes kur ka kryer dhe parakalimin mund të ketë qenë më shpejtësi rreth 200 km në orë.

/tvklan.al