Ndërhyrje e menjëhershme në argjinaturën e Lumit Devoll

HomeActual

Ndërhyrje e menjëhershme në argjinaturën e Lumit Devoll

Arjan Jaupllari/Zgjedhjet e 2025 janë një hap më afër ëndrrës sonë të përbashkët..
“Puls On Star” vijon zbulimin e talenteve në Bashkinë Maliq, ndalesë në Pirg
Maliq/14-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) një 15-vjeçar

Drejtoria Rajonale e Kullimit Korçë ka nisur menjëherë punën për zënien e çarjes së argjinaturës së Lumit Devoll, sapo është bërë e mundur ndërhyrja pas uljes së nivelit të ujërave.

Në këtë operacion të vështirë po kontribuojnë mbi 15 mjete të angazhuara nga Bizneset Private, Ministria e Mbrojtjes, si dhe Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit Korçë dhe Maliq.

Puna po vijon pa ndërprerje, edhe në kushte të vështira atmosferike, me temperatura nën zero, për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e zonës.