TË BLOKUAR PËR DY ORË NË QAFË-THANË, RIHAPET QARKULLIMI PËR KAMIONËT

HomeActual

TË BLOKUAR PËR DY ORË NË QAFË-THANË, RIHAPET QARKULLIMI PËR KAMIONËT

Pogradec/Shpërthen një bombël gazi, dëmtohet një 71-vjeçare, ja gjendja e saj
Këshilli i Qarkut Korçë mbjell 50 fidanë në Veliternë, mesazh për tolerancën fetare dhe bashkëpunimin në komunitet
Këta janë heronj që duhen vlerësuar — Stafi i zjarrfikësve në Maliq.

QAFË-THANË – Pas rreth dy orësh bllokim, qarkullimi i kamionëve në aksin Qafë-Thanë është normalizuar.

Burime zyrtare bëjnë me dije se, pas hapjes së rrugës nga pala maqedonase, ka nisur gradualisht edhe lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë, të cilat kishin mbetur të bllokuara në kufi.

Bllokimi kishte krijuar radhë dhe vonesa për transportuesit, ndërsa situata u mbajt nën monitorim nga autoritetet përkatëse. Aktualisht, qarkullimi vijon pa probleme, ndërsa po punohet për të shmangur ngarkesat e mëtejshme në këtë aks të rëndësishëm lidhës.