Korçë/ Dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë hyrë në një dyqan ku kanë marrë një shumë parash dhe disa paketa me cigare..

HomeActual

Korçë/ Dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë hyrë në një dyqan ku kanë marrë një shumë parash dhe disa paketa me cigare..

Kapet në stacionin e trenit me 10 kg drogë, e pëson keq i riu shqiptar
Devoll/37-Vjrçari u konstatua duke transportuar me automjetin tip “Benz”, sasi drush zjarri të prera në mënyrë të paligjshme
Hapet nga nesër qarkullimi në aksin Librazhd–Prrenjas përmes rrugës alternative

Korçë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Drenovë, Korçë, dy persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, kanë hyrë në dyqanin ushqimor të shtetasit D. B., ku kanë marrë një shumë parash dhe disa paketa me cigare dhe më pas janë larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore dhe hyrjet e daljet e qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.