Polici alpine në ndihmë të turistëve, afro 30 efektiva trajnohen në zonat malore të Korçës

HomeActual

Polici alpine në ndihmë të turistëve, afro 30 efektiva trajnohen në zonat malore të Korçës

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online me SMS të rreme
Zgjedhjet/ Ja emrat në listën e PS për Korçën
Djaloshi nga Maliqi Vlerësohet me Çmimin e Dytë në Konkursin Poetik ” Fjala Poetike 2024″ zhvilluar në ambientet e Hotel Tirana. 

Malet mahnitëse të Shqipërisë, me peizazhet e tyre të mrekullueshme dhe terrenin e vështirë, tërheqin turistë gjatë gjithë vitit. Por me bukurinë vjen edhe rreziku, duke e bërë të domosdoshme një Polici Alpine të trajnuar mirë për të garantuar sigurinë e banorëve vendas dhe vizitorëve.

Me këtë synim, Prezenca e OSBE-së, së bashku me trajnerë nga Policia Federale Austriake, organizoi një trajnim për 30 punonjës policie të njësive alpine të Tiranës, Fierit dhe Shkodrës, në malet e Korçës

Trajnimi pason atë të organizuar në Theth, në vitin 2022 dhe i paraprin një programi për trajnimin e trajnerëve, që do ta bëjë përgatitjen alpine pjesë integrale të punës të strukturave të sigurisë publike.