Sekuestrohen 820 kg kokainë në Spanjë, 17 në pranga

HomeCronic

Sekuestrohen 820 kg kokainë në Spanjë, 17 në pranga

Me qindra të arrestuar përgjatë Shkurtit, policia: Muaji i sprovave…
Adoleshenti përfundoi në spital me plagë në bark, reagon policia: Konflikt mes dy 15-vjeçarëve, një në spital dhe tjetri në komisariat
“This is how the brain gave me” | This is Asqeri Mandri, the young man who beat and kept his wife isolated. 3 cameras in every room

Këto janë pamjet e operacionit të policisë spanjolle që çoi në pranga 17 persona në provincën e Valencias, si dhe në sekuestrimin e 820 kilogramëve me kokainë.

Pas më shumë se 12 muajsh hetime policia spanjolle arriti të zbulojë se trafiku drejtohej nga shqiptarë me vendbanim në Valencia të cilët krahas veprimtarisë kriminale në fushën e drogës bënin dhe pastrim parash.

Këta të fundit sipas asaj që bëjnë me dije mediat vendase, kishin arritur të krijonin kontakte në Amerikën Latine, Evropë dhe Dubai, aty ku zhvillohej dhe veprimtaria e tyre kriminale.

Fillimisht u identifikua drejtuesi i organizatës, i cili drejtonte disa kompani me bazë në Spanjë e më pas edhe anëtarët e tjerë të rrjetit kriminal të cilët zotëronin shtëpi luksoze dhe magazina industriale në pjesë të ndryshme të Valencias.

Pas arrestimit të tyre policia spanjolle sekuestroi edhe 226 500 euro cash, tre aparate për zbulimin e pajisjeve elektronike GPS, dhe 13 automjete.

Tv Klan