Koçi Tahiri/ “GORARÇE” Vallja e Gorës së Qarkut Korçë: Një Simbol i Përjetëshëm i Traditës Shqiptare. Vallja ‘Gorarçe’ – Bashkudhëtare e Udhëtimin tim Artistik.

HomeCronic

Koçi Tahiri/ “GORARÇE” Vallja e Gorës së Qarkut Korçë: Një Simbol i Përjetëshëm i Traditës Shqiptare. Vallja ‘Gorarçe’ – Bashkudhëtare e Udhëtimin tim Artistik.

Korçë/Një 41-vjeçar plagos me mjet prerës një shtetase
Maliq/Humb jetën 61-Vjeçari, përmbyset me mjet bujqësor
A e dini sa e lashtë është Zvezda? Po Rruga e Luginës së Devollit që kalonte përmes Zvezdës?

JA PERSE VALLJA GORARÇE, DUHET
TE SHPALLET: “VLERE KOMBETARE E
TRASHEGIMISE KULTURORE JO MATERIALE”.

Genci Kastrati “Mjeshtër i Valleve”.
Pranë Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor

“GORARÇE” Vallja e Gorës së Qarkut Korçë: Një Simbol i Përjetëshëm i Traditës Shqiptare. Vallja ‘Gorarçe’ – Bashkudhëtare e Udhëtimin tim Artistik.

Vallja “Gorarçe” ka qenë dhe vazhdon të jetë një pjesë e pandashme e jetës sime artistike. Nuk është vetëm një valle që kërcehet në skenë; është një përjetim i thellë, një udhëtim i brendshëm që më ka shoqëruar nga vitet e shkollës së baletit e deri në skenat më prestigjioze ndërkombëtare, ku Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ka performuar me sukses. Çdo herë që hidhem në skenë për të interpretuar këtë valle, ndiej një emocion të papërshkrueshëm, sikur gjithçka që kam mësuar dhe përjetuar është destinuar të shpërthejë në atë moment të vetëm.Për mua, vallja “Gorarçe” është më shumë sesa një manifestim i kulturës sonë; ajo përfaqëson identitetin tim si valltar dhe artist. Rrugëtimi me këtë valle filloi herët, kur isha ende student në shkollën e baletit. Ishte pikërisht aty ku mësova se vallja “Gorarçe” nuk ishte thjesht një valle popullore; ajo ishte ndërtuar me kujdes nga një prej më të mëdhenjve të koreografisë shqiptare, Gëzim Kaçeli “Artist i Merituar”, i cili,për fatin tim të madh, ishte gjithashtu pedagogu im.Ky ishte një njeri që jetonte për vallen dhe çdo figurë që ndërt onte në skenë ishte një reflektim i përkushtimit dhe dashurisë së tij për traditat tona.
Prof.Gëzim Kaçeli – Një mjeshtër që emocionohej nga vallja “Gorarçe”. Profesor Gëzim Kaçeli ishte një njeri që i përkushtohej me gjithë qenien e tij artit të valleve. Ai nuk ishte thjesht një koreograf; ishte një vizionar që dinte të interpretonte dhe ruante me fanatizëm thelb in e traditave tona folklorike. Vallja “Gorarçe” u ndërtua nga ai pas një pune të palodhur dhe të detaj uar. E mbaj mend si të ishte dje: kur ai filloi të na mësonte këtë valle në shkollën e baletit, tregonte me një ndjenjë të thellë se si ai vetë, së bashku me valltarin e madh Enver Birko “Artist i Merituar”, kishin udhëtuar në fshatrat e Gores për të mbledhur motivet burimore të kësaj valleje. Gjatë këtij udhëtimi ata kishin takuar Xhemali Adellarin, një valltar popullor i njohur nga fshatrat e Gorës, i cili ishte mijeshtër i motivit original i valles, “ Gorarçe ”. Ishte pikërisht Xhemaliu ai që ndimoj të kuptonin thellësin dhe ndërlikimin e këtyre lëvizjeve tradicionale. Më von Prof.Kaceli dhe Birko e morën Xhemaliun në Tiranë, për tëinterpretuar vallen “ Gorarçe”, me të gjithë trupën, duke siguruar që çdo detaj i saj të ruhej me besënikëri. Ato ishin mom ente të paharrueshme, kur Gëzim Kaçeli rrëfente për përvojën e tij dhe emocionet e tij shpërthenin. Ai na fliste për një proces që kishte marrë muaj të tërë, përkushtim dhe kërkime të thella në terren, për të ruajtur autenticitetin e kësaj valleje të lashtë dhe të pasur me motive. Një nga figurat më mbresë lënëse të kësaj valleje është hyrja e valltarëve në skenë. Një hyrje që nuk e gjen askund tjetër, as në Shqipëri, as në ndonjë vend tjetër të botës. Vajtja horizontale e valltarit të parë, pothuaj i shtrirë në tokë, mbështetur nga valltarët e tjerë, është një pamje që mbart me vete një peshë të veçantë emocio ale dhe kulturore. Kjo figurë ishte ndërtuar me aq përpikëri dhe dashuri nga profesor Kaçeli saqë çdo herë që e luaj, ndiej një përkulje të thellë para asaj pune të madhe që u bë për të mbajtur gjallë shpirt in e kësaj valleje. Dinamika e Valles, “Gorarçe”: Tradita dhe Energji në Harmoni. Vallja “Gorarçe” ndahet në dy pjesë të dallueshme, secila me karakterin e saj të veçantë.
Pjesa e parë.
Pjesa e parë, e cila gjithmonë më ka lënë një ndjesi të thellë në shpirt, është një manifestim i qetësisë dhe rëndesës që ndjehet në traditat e maleve të Gores. Kjo pjesë shfaq një lëvizje të matur, ku valltar ët duket sikur mbartin me vete një histori të thellë dhe të lashtë. Është pothuajse një përpjekje për të komunikuar diçka që nuk mund të shprehet me fjalë. Valltarët ngrihen dhe bien përsëri, duke krijuar një rrjedhë që përfaqëson rrugëtimin e njeriut në kërkim të qëllimeve të mëdha. Kjo ndjenjë e qetësi së dhe e madhështisë në fillim të valles është unike dhe e pamundshme të gjendet në vallet më të gja lla dhe të defryeshme të Devollit apo fushave të tjera të Shqipërisë.
Pjesa e dytë.
Ndërsa në pjesën e dytë, vallja merr një kthesë më të gjallë dhe dinamike, ku valltarët ndahen në gru pe dy e nga dy dhe kërcejnë me një energji të gjallë. Ky kontrast mes pjesës së parë dhe të dytë e bën vallen “Gorarçe” të veçantë dhe komplekse, duke përfaqësuar një udhëtim të plotë emocional. Profes or Kaçeli kishte arritur të ndërthurte me mjeshtëri elemente tradicionale me një strukturë skenike që i përshtatej ansamblit dhe skenave të mëdha. E ndërsa pjesa e parë mbetet thellësisht autentike dhe bur imore, pjesa e dytë mund të shihet si një ndërthurje e motivesh të tjera, ndoshta për t’iu përshtatur kër kesave të kohës apo publikut ndërkombëtar. Gora përballë Devollit – Përkatësia e Vërtetë e Valles “Gorarçe” Një aspekt thelbësor që shpesh nuk theksohet sa duhet në debatet për përkatësinë e valles “Gorarçe” është mënyra e hyrjes dhe dinamika që valltarët krijojnë që në fillim të saj. Valltarët hyjnë në skenë pothuaj të shtrirë, duke mbajtur fort njëritjetr in, një lëvizje që evokon imazhin e burrave që zbresin nga mali, duke ruajtur forc ën dhe bashkimin mes tyre. Kjo mënyrë e veçantë hyrjeje, e cila është krejtë sisht unike për këtë valle, mbart një ndjenjë simbolike të lidhur me natyrën malore të Go res dhe uni tetin e banorëve të saj. Nuk e gjejmë këtë formë të hyrjes së valltarë ve në vallet e Devollit, të cilat, për shkak të natyrës së tyre fushore dhe të hapur, refle ktojnë një dinamikë më të lirë dhe masive. Historikisht ne folklor, malet kanë influencuar fushat, dhe jo e kundërta. Në lashtë si, njerëzit nga zonat malore zbrisnin në fushë për të tregtuar dhe për të kënduar, duke sjellë me vete vallet dhe këngët e tyre burimore. Nëse kjo valle do të ishte me të vërtetë nga Devolli, atëherë përse u njoh që në fillim si “Gorarçe” dhe jo me një emër tjetër? Në kohën kur u ndërtua kjo valle, koreografët dhe krijuesit e Ansambl it Kombëtar ishin nën rregulla të rrepta për të emërtuar vallet, dhe gjithmonë jepnin llogari për përkatësinë krahinore të tyre. Kjo është një tjetër dëshmi e fortë se kjo valle është autentike për Goren. Vallja, “Gorarçe” është një dëshmi e gjallë e ndikimit të maleve në traditat kulturore dhe artistike të Shqipërisë. Nëse vallet e Devollit janë më të lehta dhe të gjalla, duke pasqyruar natyrën e hapur të fushës, “Gorarçe” është një valle e rëndë dhe e thellë, një manifestim i jetës malore dhe lidhjes së ngushtë të njerëzve me tokën dhe njëri-tjetrin.
Trashëgimia e një valleje të jashtëzakonshme
Sot, kur e interpretoj vallen “Gorarçe” në skenë, ndiej një përzierje emocionesh të jashtëzakonshme. Ajo më lidh me të kaluarën, me profesor Kaçelin, me të gjithë ata artistë të mëdhenj që e kanë ndërt ar dhe ruajtur këtë trashëgimi të çmuar. Jam pjesë e një zinxhiri të gjatë artistësh që kanë sjellë këtë valle në jetë, dhe ndiej përgjegjësinë për të vazhduar këtë traditë të jashtëzakonshme. Kur valltari hi dhet në ajër në finalen e kësaj valleje, ndiej peshën e brezave që kanë kaluar dhe bukurinë e asaj që po ndodh në atë moment. Një valle e ndërtuar me pasion, e trashëguar me kujdes dhe e dashur gjith monë nga zemra ime.