Këshilli i Qarkut Korçë mbjell 50 fidanë në Veliternë, mesazh për tolerancën fetare dhe bashkëpunimin në komunitet

HomeActual

Këshilli i Qarkut Korçë mbjell 50 fidanë në Veliternë, mesazh për tolerancën fetare dhe bashkëpunimin në komunitet

Teodor Vaso, krenaria e Korçës, legjenda e futbollit korçar u shua këtë të diel në moshën 82-vjeçare.
Bllokimi i aksit Librazhd–Përrenjas duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme
Laborator i ri IT për nxënësit e shkollës “Dhimitraq Gjata” në Rëmbec

Veliternë, Maliq – Në fshatin Veliternë të Bashkisë Maliq, pranë Xhamisë “Amir Al Fahim” dhe Kishës së Shën Kollit, u mbollën sot 50 fidanë të rinj, në kuadër të një nisme me mesazh të fortë qytetar dhe shoqëror.

Kjo veprimtari simbolike solli në vëmendje rëndësinë e vullnetarizmit, bashkëpunimit në komunitetdhe mbi të gjitha tolerancës fetare, duke dhënë një shembull pozitiv të bashkëjetesës dhe respektit mes besimeve.

Mbjellja e fidanëve pranë dy objekteve të kultit përfaqëson jo vetëm kujdesin për mjedisin, por edhe frymën e unitetit dhe harmonisë që karakterizon komunitetin e zonës.

Nisma u vlerësua nga banorët si një hap domethënës për forcimin e lidhjeve komunitare dhe për përcjelljen e mesazheve pozitive te brezat e rinj, duke e kthyer Veliternën në një shembull të bashkëpunimit dhe tolerancës në Bashkinë Maliq.