Maliq/ Kanosi dhe fyeu gazetarët gjatë një proteste, procedohet penalisht 45-vjeçari

HomeActual

Maliq/ Kanosi dhe fyeu gazetarët gjatë një proteste, procedohet penalisht 45-vjeçari

Fituesi i Big Brother Vip 2 Luiz Ejlli rrezikon 4 vite burg
Procedohen një shtetas, dhunoi vajzën e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje…
Greqia prezanton paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, bonus për administratën dhe paga minimale drejt 1,000 eurove

Maliq/ Kanosi dhe fyeu gazetarët gjatë një proteste, procedohet penalisht 45-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal ndaj shtetasit A. A., 45 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Fyerja”.

Ditën e sotme, gjatë protestës së organizuar nga shtetasi A. A., përpara Bashkisë Maliq, ky shtetas kanosi dhe fyeu shtetasit Xh. Sh., A. B., I. R., S. Xh., Dh. Ç. dhe E. Xh., me profesion gazetarë, të cilët ishin të pranishëm në protestë në ushtrim të detyrës së tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.