Shkollat e Bashkisë Maliq përgatiten për vitin e ri shkollor 2026–2027

HomeActual

Shkollat e Bashkisë Maliq përgatiten për vitin e ri shkollor 2026–2027

Reagim nga një qytetar/Opinion mbi Farsen “Shihemi në gjyq” 
Korçë/Disa të rinj pas një konflikti gjatë natës i djegin dy automjete qytetarit korçar
Pogradec/61-vjeçari ka mashtruar një shtetas për kontratë pune në shtetin gjerman

Shkollat e Bashkisë Maliq përgatiten për vitin e ri shkollor 2026–2027

Shkollat e Bashkisë Maliq po i nënshtrohen punimeve të mirëmbajtjes dhe rikonstruksionit në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2026–2027.

Në një pjesë të konsiderueshme të institucioneve arsimore, punimet kanë përfunduar, ndërsa në disa shkolla të tjera ndërhyrjet vijojnë me ritëm të lartë, me synimin që të gjitha ambientet të jenë gati për pritjen e nxënësve dhe stafeve pedagogjike.

Ndër institucionet ku punimet kanë përfunduar përfshihen shkollat në Maliq, Libonik, Zvezdë, Zëmblak, Burimas, Gurabardhë, Bregas, Pirg, Podgorije, Lozhan dhe Orman.

Ndërhyrjet kanë përfshirë kryesisht meremetime, lyerje të ambienteve, riparime të dyerve, si dhe mirëmbajtjen e tavolinave dhe karrigeve, duke synuar përmirësimin e kushteve dhe krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për procesin mësimor.

Sipas Meti Beçokut, Koordinator në sektorin e Arsimit në Bashkinë Maliq, puna po vijon intensivisht në të gjitha institucionet ku ndërhyrjet janë ende në proces, me qëllim përfundimin e tyre në kohë përpara nisjes së vitit të ri shkollor.

Ndërkohë, punimet vijojnë në disa institucione të tjera, ndër të cilat Shkolla e Bashkuar Rëmbec, Shkolla e Mesme Plasë, Shkolla e Bashkuar Sheqeras dhe Shkolla 9-vjeçare Sovjan.

Bashkia Maliq synon që me përfundimin e këtyre ndërhyrjeve, institucionet arsimore të jenë të mirëmbajtura dhe të ofrojnë kushte sa më të përshtatshme për nxënësit dhe mësuesit në vitin e ri shkollor 2026–2027.