Pogradec/Policia njofton bllokimin e akseve rrugore për Maratonën Kombëtare dhe Ndërkombëtare, ja oraret

HomeActual

Pogradec/Policia njofton bllokimin e akseve rrugore për Maratonën Kombëtare dhe Ndërkombëtare, ja oraret

Një shtetas nga Devolli dyshohet se ka zaptuar tokën e një shtetasi tjetër.     
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Balla: Kush nuk vjen në 13 shkurt, i bie të jetë kundër Diasporës…
𝐙𝐛𝐮𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐜𝐮𝐝𝐢𝐭𝐬𝐡𝐞𝐦 𝐧𝐞 𝐀𝐧𝐭𝐚𝐫𝐤𝐭𝐢𝐝𝐞, 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐧𝐜𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐭 𝐠𝐣𝐞𝐣𝐧𝐞 𝐞𝐤𝐨𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦 𝐭𝐞 𝐩𝐚𝐩𝐫𝐞𝐤𝐮𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐝𝐫𝐢𝐭𝐚 𝐩𝐨𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐚𝐣𝐬𝐛𝐞𝐫𝐠𝐮𝐭

DVP Korçë

📌Policia, plan masash për mbarëvajtjen e Maratonës Kombëtare dhe Ndërkombëtare që do të zhvillohet më datë 27.07.2024, në qytetin e Pogradecit.

Në datën 27.07.2024, në orën 19:00, në qytetin e Pogradecit, shoqata “Maraton Albania” dhe bashkia Pogradec, në kuadër të planit të aktiviteteve për pjesëmarrje në Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare, do të organizojnë një aktivitet sportiv maratonë, i cili përfshin dy disiplina:

  • Disiplina e parë (21 km) “half maratonë”, e cila starton nga fshati Lin, vazhdon përgjatë aksit rrugor buzë liqenit dhe përfundon në qendër të qytetit të Pogradecit;
  • Disiplina e dytë (10 km) “mini maratonë”, e cila straton nga qendra e qytetit të Pogradecit dhe vazhdon drejt fshatit Buçimas dhe Tushemisht, duke përfunduar tek pika e nisjes, në qendër të Pogradecit, përgjatë shëtitores buzë liqenit dhe unazës lidhëse.

✅Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa për ruajtjen e rendit publik, krijimin e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për këtë qëllim, informojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve se:

🔴Akset rrugore “Lin-Pogradec”, segmenti i rrugës “Tushemisht-Pogradec” do të jenë të bllokuara në të dyja korsitë, nga ora 19:00 deri në orën 20:30. Gjithashtu do të bllokohen edhe rrugët në brendësi të qytetit të Pogradecit, deri në përfundimin e këtij aktiviteti.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve, në akset rrugore të lartpërmendura, nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti deri në përfundim të tij.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.