Kasandra Kasmi – Ç’po ndodh sot..?

HomeUncategorized

Kasandra Kasmi – Ç’po ndodh sot..?

Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë është arrestuar para pak minutash me urdhër të SPAK.
E rëndë në Pogradec/ Burrë e grua dhunojnë nënën dhe motrat e 50-vjeçarit, i ndihmon edhe i biri
VOX POP | Kush është “Boss” në Shqipëri? Qytetari: Lekët dhe “ato” (dashnoret) nuk tregohen…

Ç’po ndodh sot me botën, me shpirtin e njeriut,
ku fjala bëhet thikë, ia merr frymën të riut,
ku për një fjalë të thënë, gjaku derdhet kot,
e veshin familjarët me të zeza çdo mot.

Ku është mëshira, ku është morali,
dikur krenari, sot mbretëron djalli,
respekti u tret si kripa në ujë,
dashuria humbi, çdo gjë u bë bujë.

Një fjalë e ëmbël dikur shëronte,
sot fjala ther, zemrën copëtonte,
dikur një dorë shtrihej për paqe,
sot dora ngrihet, bën dhe vetëvrasje.

Në rrugë dëgjon vetëm britma pa fund,
zemra e nënës përlotet gjithkund…
Lotët si lumenj rrjedhin në sy,
paqja s’ka mbetur, moj nënë, më për ty.

Fëmijët rriten mes frikës, mes tmerrit,
ne po u mësojmë veç rrugën e ferrit.
Ç’po ndodh me njeriun, shpirtin shiti vallë?
Ja bleu ai i mallkuar, djallë?

Harroi të qeshurën, harroi mirësinë,
e futi në zemër vetëm urrejtësinë.
Por ndalu, o botë, mos ik kështu,
ngrihu me dritë, jo fjalë kuturu.

Se jeta është dhuratë, jo luftë e përgjakur,
le t’i mbyllim plagët që sot kemi hapur.
Të ngjallim respektin, të kthejmë dashurinë,
të rrisim me shpresë dhe brezin që vjen.

Vetëm atëherë ky vend do lulëzojë,
dhe zëri i dhimbjes do të shterojë…