Maliq/Kultivimi i rrushit të rakisë..

HomeActual

Maliq/Kultivimi i rrushit të rakisë..

Një 65 vjeçar është gjetur i rrëzuar në tokë pa ndjenja, humbet jetën rrugës për në spital
Maliqi, qyteti, që për gjysmë shekulli ëmbëlsoi Shqipërinë
“Mos guxo ta thuash për mua atë…”/ Pse plasi sherri mes Arbrit dhe Albit në studio? “Edhe zonja jote të tha…”

Një ndër kulturat bujqësore të zgjedhura nga fermerëqt e Maliqit është dhe rrushi. Sipërfaqja me vreshta shkon deri në 150 HA ndërsa sa i takon prodhimit, këtë vit pritet të jetë më cilësor pasi nuk ka pasur prekje nga sëmundjet.

Fermeri Altin Çeçi ka një sipërfaqe me vreshta rreth 6 HA ndërsa kanë nisur vjeljen e varietetit Perla i cili është pjekur me herët. Prodhimin ai e përdor për verë e raki ndërsa kërkesat në treg për këto pije nuk mungojnë.

Fermerët kanë kryer më pak trajtime kimike tek rrushi këtë vit, kjo për faktin se mungesa e lagështisë ka qenë në favor për mos shfaqjen e sëmundjeve e dëmtuesve në vreshtari. ©️RTSH Korça