©️ReportTv
Ndërsa vitet 1800 po lajmëronin fundin e tyre, në Brojë të Drenicës, do të lindte një djalosh që kishte vetëm një mission në jetë dijen dhe ndriçimin e mendjes së shqiptarëve. Ai quhej Jonuz Blakçori. I gjithë shekulli që do të pasonte do të sillte zhvillime të vrullshme në jetën shoqëror të kombit dhe ky djalosh do të luftonte me penë e pushkë për t’i ndriçuar fytyrën kombit të tij. Jeta do ti kalonte në tallaze të paimagjinueshme. Do të përjetont vitet e ndritshme të Rilidjes, përpjekejet për pavarisë dhe ruajtjen e territorëve shqiptare, do të përjetonte luftrat ballkanike, mandej luftën e parë botërore, do të luftonte për tu bërë ballë interesave shoviniste të fqinjëve, sulmeve dhe masakrave, planëve të kobshme për shpopullimin e viseve të Kosovës, do të përfshihej në valët e lëvizjeve politike të viteve 20, do të përqafonte zhvillimin shoqëror të viteve ’30, do ti përkushtohej përhapjes së shkollave shqipe në Kosovë e viset e tjera shqipra në vitet e Luftës së dytë botërore, dhe në fund do të përballej me një regjim që do ta ndrydhte, do ta përçmonte dhe dhunonte, do tia survejonte çdo minutë t ëjetës, çdo bisedë, çdo takim, çdo dëshirë e mendim, do ta arrestonte e torturonte, do t’I rrëmbente çcdo liri e të drejtë njerëzore. Por ai me kostumin e aristokratit dhe kulturën e gjerë me mençuri e durim pa e ulur kokën kurrë do të jetonte dinjitar deri në ditët e fundit të jetës në një kasolle internimi në Lushnje…..