Gjendet i pajetë një 60-vjeçar në Libonik, policia nis hetimet

HomeActual

Gjendet i pajetë një 60-vjeçar në Libonik, policia nis hetimet

Bie Facebook dhe Instagram
Klevis Qose nga Maliqi është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Aksident me traktor në Kolonjë plagoset drejtuesi

Gjendet i pajetë një 60-vjeçar në Libonik, policia nis hetimet

Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Libonik, Bashkia Maliq.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, rreth 60 vjeç, jetonte prej afro një muaji me vëllain e tij, i cili kishte ardhur nga jashtë për të qëndruar përkohësisht pranë familjes.

Ka qenë vëllai ai që e ka gjetur pa shenja jete në orët e mëngjesit dhe më pas ka kërkuar ndihmën e një komshiu për të njoftuar ambulancën dhe policinë.

Nga këqyrja e parë e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Policia ka nisur veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.