Aksident pranë fshatit Kuç, bllokohet përkohësisht qarkullimi në aksin Bilisht–Korçë

HomeActual

Aksident pranë fshatit Kuç, bllokohet përkohësisht qarkullimi në aksin Bilisht–Korçë

E trishtë/Një nënë ka dëmtuar fëmijën e saj 2-Vjeçar
Aksion pastrimi në lumin Dunavec, Bashkia Maliq dhe organizatat mjedisore bashkojnë forcat për një mjedis më të pastër
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, njoftim për shtyp mbi ngjarjet e rendit dhe sigurisë në 24 orët e fundit

Një aksident rrugor është regjistruar pranë fshatit Kuç, në aksin nacional Bilisht–Korçë. Sipas informacioneve të para, një rimorkio është përmbysur në rrugë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i automjeteve në këtë segment është bllokuar përkohësisht, ndërsa pritet ndërhyrja për largimin e mjetit dhe normalizimin e trafikut.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.