Bashkia Maliq i bashkohet Ditës Botërore të Mjedisit, thirrje për pjesëmarrje në aksionin e pastrimit

HomeActual

Bashkia Maliq i bashkohet Ditës Botërore të Mjedisit, thirrje për pjesëmarrje në aksionin e pastrimit

Korçë/Merr flakë një furgon në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Bulgarec
Blutarja tradicionale e grurit
Këmbimi valutor 27 marsMe sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Bashkia Maliq i bashkohet Ditës Botërore të Mjedisit, thirrje për pjesëmarrje në aksionin e pastrimit

Në kuadër të 5 Qershorit..

Ditës Botërore të Mjedisit, Bashkia Maliq ka bërë thirrje për një aktivitet vullnetar pastrimi, duke ftuar shkollat, bizneset, organizatat e shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj nisme.

Qëllimi i aktivitetit është rritja e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimi i hapësirave ku jetojnë komunitetet lokale.

Përmes këtij aksioni, Bashkia Maliq synon të nxisë bashkëpunimin qytetar për një mjedis më të pastër dhe më të gjelbër, duke theksuar se kujdesi për natyrën është një përgjegjësi e përbashkët.

“Së bashku mund të bëjmë ndryshimin”, është mesazhi që shoqëron këtë nismë në prag të Ditës Botërore të Mjedisit.