“Burgu, burgu… kush e ka radhën?”/ Rama: Po flasin armiqtë e reformës në drejtësi

HomePolitics

“Burgu, burgu… kush e ka radhën?”/ Rama: Po flasin armiqtë e reformës në drejtësi

Vasil Steriofski/Ishte një kënaqësi të jem pjesë e një interviste për lajmet e SCAN TV
The “Electoral” Commission, OSCE/ODIHR calls on parties in the country: Commit to open consultations in the coming months
“𝐒’𝐭𝐚 𝐝𝐚𝐥 𝐝𝐨𝐭 𝐚𝐬 𝐦𝐞 𝐟𝐚𝐛𝐫𝐢𝐤ë 𝐝𝐚𝐡𝐨𝐧𝐢”, 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐚 𝐬’𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐥 𝐢𝐫𝐨𝐧𝐢𝐧ë 𝐧𝐠𝐚 𝐃𝐮𝐫𝐫ë𝐬𝐢: 𝐑𝐚𝐦𝐞, 𝐤𝐮 𝐞 𝐤𝐞 𝐆𝐣𝐮𝐬𝐡 𝐀𝐤𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐧?

Duke folur në rubrikën e tij të përditshme në Facebook, “SY m’sy”, kryeministri Edi Rama tha se të gjithë ata që sot bërtasin “burgu, burgu” kanë qenë kundër reformës në drejtësi, bashkë me Lulzim Bashën. Ai theksoi se këta politikanë kanë kundërshtuar dhe janë përpjekur të minojnë dhe të sabotojnë gjithçka.

“Të gjithë ata si njerëz të degraduar dhe të dëshpëruar thonë: “Burgu, burgu, kush e ka radhën?” U futën të gjithë në burg, etj., dhe duhet të marrin një përgjigje më 11 maj. Sepse ata që e thonë këtë nuk kanë asnjë rol në këtë proces, janë pengues dhe armiq të reformës në drejtësi. E morën peng, u ulën në çadër këtu poshtë për të mos votuar vetingun dhe kërcënuan me bojkot të zgjedhjeve të gjithë bashkë, me Lulin në krye, i cili ishte kukulla e bufit të kënetës, dhe ky bufi e thotë qartë se do të shkrijnë SPAK-un. Ky është kërcënimi, dhe do të jetë gjithmonë kërcënim nëse ne nuk jemi anëtarë të BE-së”, tha Rama.

Rama tha se lëvizjet në sistemin e drejtësisë dhe hetimi i personave me pushtet tregojnë se po garantohet barazia para ligjit, dhe e cilesoi këtë si një moment historik.

/gazeta_sot