Beyonce arrin rekord me hitin e ri

HomeFashion

Beyonce arrin rekord me hitin e ri

Princ Leka nuk fshihet më pas divorcit, shfaqet dorë për dore me të dashurën e re fotografe
The secret of perfect photos for “Instagram”, the photographer reveals the behind the scenes
You will fall in love with the new collection of Donatella Versace and music icon Dua Lipa

Beyonce shkruan historinë me hitin e saj të ri “Teksas Holdem”. 10 ditë pas publikimit, ky hit zuri vendin e parë mes 10 këngëve më të mira të muzikës “Country” sipas listës së revistës Billboard. Kjo e bën Beyonce, të parën këngëtare me origjinë afro-amerikane që kryeson këtë listë.

Por kjo nuk është arritja e vetme. Kjo renditje e bën Beyonce, të dytën këngëtare që renditet në krye të listës për muzikën Country.

Me këtë këngë, artistja 42-vjeçare zuri njëherësh vendin e parë edhe mes 10-këngëve më të mira R&B/Hip Hop, duke u bërë e para këngëtare në histori që kryeson këto dy lista njëkohësisht.

Në dhjetëshen e javës është edhe kënga tjetër e saj, Sixteen Carriages. Hitet janë pjesë e albumit të ri që Beyonce do të publikojë më 29 Mars, Renaissance Act II.

Tv Klan