Përvoja ime 35-vjeçare më ka formuar- jo vetëm si profesionist, por si një njeri që beson thellë në shërbim, në komunitet dhe në veprim.
Nuk qëndroj para jush për të bërë premtime, por për të vazhduar shërbimin.
Mbështetja juaj nuk është thjesht një vulë miratimi- është besimi ynë i përbashkët në një të ardhme të qëndrueshme, ku ekonomia rritet dhe ku drejtësia, barazia dhe mundësitë janë realitet, jo vetëm fjalë.
Zotohem që në çdo hap timin si deputet të jem zëri juaj i fortë dhe i palëkundur në Kuvend, duke vendosur gjithmonë Shqipërinë dhe interesat tuaja në qendër të veprimit tim.
Kjo është koha jonë. Le të ecim përpara së bashku- me guxim, me unitet dhe me zemër.
Më 11 maj, votoni NUMRIN 5🖐️ për të ardhmen që meritojmë!