Shtohen të huajt që vijnë për të punuar në Shqipëri

HomeActual

Shtohen të huajt që vijnë për të punuar në Shqipëri

Pogradec/20-Vjeçari kryente manovra mbi kabinën e automjetit..
Korçë/17-vjeçarit iu gjetën me vete dhe në banesë, rreth 1.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë në doza
Korçë/Nga kontrollet e shtuara në subjekte të ndryshme, Policia konstaton një subjekt ku shiteshin lëndë piroteknike të kontrabanduara.

Jo vetëm për turizëm, por të huajt po vijnë në Shqipëri gjithnjë e më shumë edhe për të punuar.

Nga viti në vit numri i atyre që kanë ardhur në vendin tonë për motive punësimi rezulton në rritje.

Të dhënat e siguruara nga Tv Klan tregojnë se në vitin 2023, 9825 të huaj kanë marrë miratime punësimi nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.

Në harkun kohor të 5 viteve ka gati një trefishim të numrit të tyre.

Përgjatë 2023-it shumica e të huajve që kanë ardhur në Shqipëri për punë rezultojnë se janë nga Turqia, Italia, Bangladeshi, Nepali, India.

Sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka numrin më të lartë të miratimeve për punësim, pasuar nga sektori i ndërtimit, shërbimit, tregtisë me shumicë dhe pakicë si dhe industrisë përpunuese.

Tirana, Durrësi, Vlora dhe Fieri kanë fluksin më të lartë të punonjësve të huaj për vitin e shkuar. Ata nuk vijnë vetëm si punëmarrës në Shqipëri por edhe si sipërmarrës.

Nga rreth 1 mijë, të huajtë e ardhur për punësim në vitin 2023, gati 4% janë të vetëpunësuar.

Tv Klan