Në një Postim në rrjetin e tij social Facebook Z.Arjan Jaupllari është shprehur se zgjedhjet e 11 majit janë një hap më afër ëndrrës sonë të përbashkët..
Ndër të tjera ai thekson:
Zgjedhjet e 2025 janë një hap më afër ëndrrës sonë të përbashkët: Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian.
Me Partinë Socialiste kemi ndërtuar themelet. Tani është koha të çojmë përpara punët e nisura, me njerëz të përkushtuar në çdo cep të vendit,-
Z. Arian Jaupllari ka lindur në Korçë, më 22.5.1960. Ai është i martuar me znj. Luiza Jaupllari dhe kanë dy fëmijë: Enxhino dhe Pjerino.
Ka përfunduar shkollën e mesme “Jani Minga”, profili Farmaci në Vlorë, e më pas ka kryer studimet e larta për Farmaci në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë në vitin 1985.
Në vitin 2005 ka përfunduar studimet e ciklit të dytë në Farmaci, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2010 ka kryer studimet Doktorale në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Z. Jaupllari ka pasur një angazhim dhe përvojë të gjatë në fushën e Farmaceutikës duke mbajtur detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Korçë, (2002-2004), atë të drejtorit në Drejtorinë Farmaceutike, në Ministrinë e Shëndetësisë (2004-2006), Presidentit të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë (2006-2013) si dhe detyrën e Kryetarit të Komisionit të Çmimit të Barnave.
Ka kryer një sërë trajnimesh, kualifikimesh dhe veprimtari të tjera ndërkombëtare me karakter shkencor e teknik. Gjithashtu, ka një angazhim të rëndësishëm në median e shkruar e vizive si dhe një sër pjesëmarrjesh aktive në simpoziume.
Z. Jaupllari, në zgjedhjet lokale të vitit 1992 zgjidhet kryetar Komune në Komunën Moglicë në Korçë (1992-1996). Prej vitit 1996-1999 ka qenë kryetar në Këshillin e Komunës Moglicë në Korçë. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, ka qenë kandidat për deputet në qarkun Korçë.
Në fletën e votimit:
Voto Nr. 5 – Partia Socialiste dhe Arian Jaupllari