Arian Jaupllari/Sot ndalova pak minuta për të njohur dhe përgëzuar Geraldon një djalë të ri kolonjar dhe punëtor

HomeActual

Arian Jaupllari/Sot ndalova pak minuta për të njohur dhe përgëzuar Geraldon një djalë të ri kolonjar dhe punëtor

Kapet në flagrancë me lëndë narkotike kokainë në automjet dhe vihet në pranga 32-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale.
Nevzat Ceco shpërthen pas vendimit të gjykatës: “ Do ti djeg me Benzinë”
I moshuari gjendet pa shenja jete në Korçë, dyshohet për vdekje natyrale

Në një takim në Kolonjë, kandidati i Partisë Socialiste Z.Arjan Jaupllari ka takuar një të ri me vizion dhe punëtor, ndër të tjera Jaupllari thekson :

Sot ndalova pak minuta për të njohur dhe përgëzuar Geraldon, një djalë të ri kolonjar, i cili ndryshe nga moshatarët e tij emigrantë, jo vetëm që ka vendosur të trashëgojë modelin e punës nga familja e tij prej 25 vitesh, për rritjen dhe mbarshtimin e gjedhëve, por mbart pasionin dhe vizionin për të vazhduar më tej drejt një ferme me standarde bashkëkohore, pikërisht në Kolonjë.

Në një botë që po evoluon vazhdimisht, vendimi i këtij djali të ri për të qëndruar i rrënjosur në këtë tokë që na ushqen është sa i fuqishëm, aq edhe frymëzues për brezin e ri.

Me pasionin, energjinë dhe gatishmërinë tuaj për të përqafuar traditën dhe teknologjinë, ju nuk po kontribuoni vetëm në rritjen dhe mbarshtimin e gjedhëve, por rrisni shpresën, qëndrueshmërinë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.

Bujqësia nuk është e lehtë, kërkon përkushtim, disiplinë dhe zemër, por të rinjtë si Geraldo na tregojnë se ky brez është i përgatitur për të përmbushur standardet e BE-së, për të përqafuar inovacionin dhe për të përballuar sfidat e objektivit tonë të përbashkët drejt BE-së 🇦🇱🇪🇺.