Ndërsa platformat miratojnë më shumë veçori të AI, kuptimi bazë i “social” në rrjetet sociale po ripërcaktohet, me lidhjet njerëzore duke i lënë vendin ndërveprimeve të krijuara në mënyrë algoritmike.
Në platformat sociale ka gjithnjë e më pak përmbajtje origjinale, por fajin e kanë vetë përdoruesit, të cilët krijojnë një version modern të ambivalencës, një gjendje në të cilën ata e duan dhe e urrejnë atë që gjejnë në rrjete.
Nga njëra anë, shumë prej tyre joshen lehtësisht të përdorin mjetet e AI për të krijuar përmbajtjen më virale të mundshme, nga ana tjetër, përmbajtja që zbulohet se gjenerohet nga inteligjenca artificiale zakonisht përballet me rezistencë nga përdoruesit që vlerësojnë shprehjen dhe kreativitetin origjinal njerëzor.
Ky hendek midis teknologjisë dhe ndërveprimit autentik njerëzor, përfaqëson një nga momentet kryesore që do të përcaktojë se në cilën rrugë do të shkojnë rrjetet sociale në të ardhmen e afërt, transmeton Telegrafi.