Një kafe me VASILIN / Politikani i qetë shqiptaro-maqedonas që ka fituar zemrat e korçarëve

HomeActual

Një kafe me VASILIN / Politikani i qetë shqiptaro-maqedonas që ka fituar zemrat e korçarëve

Renaldo Salianji/Anastas Janullatus dhe heshtja turpëruese e anadollakëve shqiptarë!
Korçë/20-Vjeçari u konstatua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. 
Rriten temperaturat! Parashikimi i motit për sot dhe gjatë gjithë javës

Pas 10 vitesh pa u takuar, pata mundësinë të ulem për një kafe me një nga njerëzit më pozitivë të politikës lokale të Korçës dhe jo vetëm.

Një bisedë e ngrohtë, disa batuta dhe diskutime të thella mbi të ardhmen e politikës në Shqipëri, komunitetin maqedonas dhe mungesën e investimeve në zonën e Prespës – një temë që e shqetëson thellësisht.

Vasil Sterjovski, pavarësisht eksperiencës së tij të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, si deputet dhe kreu i Aleancës Maqedonase për Integrim Europian, nuk kishte ndryshuar aspak, Tirana nuk e kishte metropolizuar, pervec disa thinjave më shumë.

Biseda rrodhi po aq natyrshëm sa një dekadë më parë, duke treguar se modestia dhe natyra e tij e qetë mbeten të pandryshuara.

Populli thotë se “djemtë shtatlartë janë njerëz të mirë”, dhe në rastin e Vasilit kjo shprehje jo vetëm që vlen, por edhe përforcohet nga qetësia dhe fisnikëria e tij, të cilat të bëjnë për vete.

Prej vitesh, Vasili ka përfaqësuar minoritetin maqedonas në Shqipëri, veçanërisht në zonën e Prespës në juglindje të vendit.

Megjithatë, ai nuk e ndan veten nga Korça, pasi është një banor i hershëm dhe pjesë aktive e jetës së saj. Kur e pyes për diferencat mes maqedonasve dhe shqiptarëve në aspektin e mentalitetit, ai qesh dhe pranon se nuk ka ndryshime të mëdha.

“Edhe ne maqedonasit jemi si shqiptarët,” thotë ai, por shton se ndoshta qetësia vjen nga mënyra më e butë e trajtimit të problemeve.

Një tjetër fakt interesant që ai përmend është se, në zonën e Prespës, policia nuk është marrë kurrë me vrasje apo krime të rënda, çka dëshmon një harmoni sociale të rrallë.

Si një i krishterë i devotshëm, një takim me rastin e Fitër Bajramit nuk e ndan pa një urim të sinqertë për besimtarët myslimanë, duke treguar edhe një herë frymën e paqes dhe solidaritetit fetar që ai përfaqëson.

Vasili është një shembull i rrallë i një politikani të qetë, me vizion dhe me një ndjenjë të fortë përfaqësimi, i cili i qëndron besnik parimeve të tij, pavarësisht sfidave të politikës shqiptare.

Në 11 maj, ku do të kandidojë në listën e hapur të Partisë Socialiste, qytetarët e qarkut Korcë do të kenë një vlerë më shumë në lista për ti besuar, sepse Vasili nuk përfaqëson vetëm minoritetin maqedonas, por është tashmë një shqiptaro-maqedonas që meriton votën e gjithë qytetarëve të qarkut Korcë.

Botuar: Redaksia JUGLINDJE.COM

vasilsterjovski #politike #shkrime #zgjedhje2025 #korce #shqiperia