Pandeli Bardhi/Arjan Jaupllari, ”Guri i cmuar” i Gorës.

HomeActual

Pandeli Bardhi/Arjan Jaupllari, ”Guri i cmuar” i Gorës.

Fuga/C’u bënë të huajt që ishin në Durrës?
Policia arreston një 44-vjeçar, ishte në automjetin që u largua 54-vjeçari nga vendngjarja, ku ngeli i plagosur me mjet prerës shtetasi M. T., 36 vjeç.
Kë të qaj më parë, Primaret, apo Sekondaret?

Arjanin, nuk e kam njohur më parë dhe as e kam takuar, përvecse kisha dëgjuar të flitej me passion për punën e tij.
Sapo zbres nga makima,.teksa përshëndetem me një të moshuar që quhej  Selim,  mendoja që nuk do të paraqitja tek askush qëllimin përse kisha marë mundimin të vija në këto anë që për hir të së vërtetës , kam ardhur shumë herë me shumë qejf për vetë natyrën që të mrekullon, ajrin jetëdhënës e njerrëzit mikpritës e bujarë, për  të cilët, kam një dashuri të vecantë, Kam shkruar për Mjekë heronj si Ahmet Hoxhallari, Syrja Jahollari etj etj.
Me ato që kisha dëgjuar për Arjanin, të cilin sic thashë nuk e kam takuar asnjëherë, mendova që do të ishte e tepërt të pyesja, por do të paraqisja një tjetër sebep, sikur do të takoja një mikun tim poet, Besnik Bedollari, njëkohësisht edhe Drejtor  shkollës nëntëvjecare të Moglicës.
Për cudi, ashtu si e kisha menduar ashtu më eci deri në fund.
I moshuari i parë që takoj, më la përshtypjen sikur të ishim miq prej kohësh me mënyrën si prezantohet, komunikimin e ngrohtë që të krijon e bile më ofron edhe një kafe tek kafeneja më larg megjithse ai, nuk e kishte rrugën andej. I parashtrova edhe kushtin qysh pa pirë gotën e parë, që ”kafen, do e paguaj unë” i them.. ”Hajde mo hajde, ce nuk do të të lemë ty të harxhohesh..”!
Zgjuarësia dhe pastërtia e tyre, burron nga vetë kjo natyrë mbresëlënëse, na lë shumë prapa ne që kemi mësuar disa sllogane.  Është e tepërt të thuash që këta banorë, kanë lindur e janë ritur vetëm me punë dhe këtë e vërteton sapo prek dorën e tij me kallot që të shpojnë sikur të prekësh ndonjë degë ferrë duke mos patur mëndjen që do të të shpojnë. 
” C e mirë të ka sjellë në këto anë..”! ”Kam një mik këtu në shkollë është Drejtor i shkollës..”! ”A, po  Besnik Bedollari..” . ” Po i them- ”Është Djalë ta pish në kupë. Bëji të fala edhe nga unë, .”!
”Edhe sikur ta kërkoja një  ”zëdhënës” të tillë, për Krahinën,nuk do e kisha gjetur,  që më doli si me porosi.
Kisha parasysh edhe atë që   nga më të moshuarit kam dëgjuar të thonë “Për gorarët, nuk duhet pyetur  shumë, mjafton të thuash “është gorar” dhe të tjerat dihen,,”! Këtë porosi do të zbatoj edhe unë, duke folur  pak, e duke dëgjuar më shumë.  nga të tjerët, që edhe e vërteta del më mirë, por edhe unë, i “shmangem pëgjegjsisë”për ndonjë subjektivizëm.  Kam parasysh edhe atë që më tha një mik në në qytetin e Maliqit: “Janë disa Deputetë, që zënë një qoshe, dhe shërbejnë si  “mbushje” për “Bajlozët” e tjerë dhe vetë, nuk ndihen fare”.Por Arjani, vazhdoi ai,ndryshon shumë dhe është zgjedhja më e goditur për Zonën tonë dhe Korcën në përgjithsi”.
Si me marifet, me ”krahmarrje”  e pyes xha Selim:” Në mos gaboj,  këtu në Moglicë,kam qënë shumë kohë më parë  kur ishte një Kryetar Komune që ja kam haruar emrin, aty nga vitet e para pas  rënies së Komunizmit..”!. ”Prit, ta them unë,  në atë kohë, ka qënë Arjan Jaupllari. Ai ka qënë një Kryetar, që megjithse ka mbi njëzet  e pesë e më shumë vite që ka ikur, ne akoma betohemi ”për kokën e Arjanit”! As në sistemin e kaluar dhe sot, jo e jo, nuk mund të gjesh një Kryetar të tillë. Ti duhet ta kesh dëgjuar, Partia Socialiste e ka vënë në listë për Deputet. Kanë bërë shumë mirë..
”Tani dëgjo, ce ti ma kujtove dhe më fal që po kalojmë nga një temë në tjetrën. Ta marësh vesh ti, Arjani ndenji Kryetar katër vite dhe më pas si Kryetar i Këshillit të Komunës Moglicë, por ata lart, na i hoqën, ce po të ishte për ne të Moglicës,  dhe tërë fshatrave  rreth e qark, edhe njëzet vite të qëndronte, ne nuk deshëm të na i hiqnin, Ishte i vetmi që i njihte një për një hallet e të gjithëve dhe bënte cmos të bënte zgjidhjen, Ppor ata lart, janë më të mëdhenj dhe vendosin, E kush na pyet ne”? Po unë të them këtë që Arjani, nuk ishte Arjan si të gjithë banorët, por ishte një ”Gurr i cmuar” dhe të gjithë ne, të Gorës, krenohemi me këtë banor që na bën krenarë.
Shkollë shumë nuk kishte Xha Selimi, por ama të jepte ujë në ”bishtin e lugës” që vitet e moshës për atë ishin thjesht numra, sepse freskinë e mëndjes e kishte si freskinë dhe ajrin e pastër të maleve në Zonës e gjelbëruar në këtë fillim Prilli.
Kishte të drejtë Mihal Grameno, kur shkruante: “Me çetën e Çerciz Topullit, mbërritëm në Teqenë e Melçanit… Gora, ishte vend fort i bukur me njerëz të besës e mikpritës, me ujëra shumë, me dhera pjellorë….. Aty, na pritën e na gostitën shumë mirë”. Kapedani Hamit Zbogji, midis të tjerave, shkruan: “Kur çeta e Çerciz Topullit, erdhi në fshatin Gocë, fshatarët panë se luftëtarët e asaj çete, në çantat e tyre nuk kishin vetëm bukën e misrit e fishekë, por edhe abetaren shqipe”! 
Edhe Fan S.Noli dy herë erdhi në këtë zonë dhe u mrekullua me këta banorë trima e luftëtarë, të pushkës e të penës. I kërkon luftëtarë, që me pushtimin nga Italia fashiste, mbushën rradhët e formacioneve partizane, I kërkon shkrimtarë e poetë,të gjithë të shquar, Besim Shyti , Agron Agolli,  Ymer Nurka, Petrit Brace, Koci Petriti, Ergert Cenolli, Celnik Petriti, ,  Kozeta Zavalani, Bektazh Konica, Lumturi Ymeri, Nexhip Bashllari, Bardhi Sejdarasi, Qazim Muska etj etj.

”Të llafosje me Arjanin, vazhdon Xha Selimi,edhe  fjalët dukeshin sikur lëshonte mjaltë. Atje, në zyrë flinte ai dhe nuk bëri vaki njëherë që të të jepte fjalën e të mos e mbante, apo të mos të të delte në telefon, ditën apo natën… ”!
Kishte edhe shumë të tjera për të më thënë , por edhe kaq, për mua ishin gjithcka që kërkoja , pavarësisht që ai nuk e dinte vlerën e madhe të kësaj ndihme që më dha.
Unë, me shumë ”mund”i pagova vetëm një kafe dhe një gotë raki kumbulle të egër nga ajo e Strelcës.
Kur të dhënat i merr nga ”burrimi” është e tepër që t i shtosh të tjerat, por meqë janë për njohuri unë po i lë në plan të tretë, mbasi të flas shumë pak pë Goën, megjithse kam shruar shumë e do të shkruaj për këtë Krahinë që të imponion gjithcka të mirë, të ëmbël… Ky është një dallim i madh sikurse është dallimi mes atyre që i ke ”dhuratë” të jesh njeri e më pas kuadë, të kesh ato që të jep natyra dhe ato  që janë ”garniturë”, që mëson në shkollë apo shoqëri. 
”Dhuratat” nga natyra për Arjanin është zgjuarësia, karakteri i tij human, i papërtuar, i besës si të gjithë banorët,puna, dashuria për njerrëzit dhe kur këto, bëhen njësh me atdhetarizmin dhe patriotizmin e të parëve të tij të cilat këto, nuk ”humbasin” rrugës po përcillen edhe tek brezat e ardhshëm, atëherë kemi të bëjmë me njërrëz të kohës.
Të mos harrojmë që Gora në çdo etapë të zhvillimeve kombëtare, ka qenë pjesë përbërëse dhe faktor i rëndësishëm i ngjarjeve historike që sa  më tepër kalojnë vitet me dëshmitë, dokumentat, dimensionet e legjendave ato  ngjajnë si të sotmet.
Figura të tilla si: Kajo Babjeni, Ismail Derdusha, Xhelo Selca, Feim Zbogji, Ismail Strelca, Tosun Derdusha, Fetah Goca, Koci Plovishti, Cane Lozhani, Pasho Krushova, Pasho Kolaneci, Asllan Dolaneci, Telha Senishti, Teki Kolaneci etj, e kanë nderuar Krahinën e Gorës.Historia e kësaj treve ka njohur atë që nga gorarët lëvrohen ndenja të bukura për traditat, dashurinë, fisnikërinë, respektin e punës e sa ndenja të tjera të shpirtit njerëzor.
Gorës dhe gorarëve asnjëherë nuk ju ka munguar bujaria, dhe mikpritja me krahinat fqinje dhe banorët e tyre, të cilën e ndjen edhe sot, të fortë e të patundur, si dikur gjyshërit e tyre me burimin e gëzimit të sinqertë të jetës, bisedave të ngrohta njerëzore
Edhe për Gorën, viti 1912, ishte vendimtar për lirinë e Pavarësinë. Në bashkëpunim edhe me përfaqsuesit Degës së  Korcës, Koli Rodhe, Lluka Karafili, Kajo Zagori, Myrteza Qafa etj…këtu u bë takimi dhe organizimi i cetave  në fshatin Strelcë, në Korrik 1912, ku të shtatë cetat e Gorës  dhe Mokrës me mbi 800 luftëatrë, u organizua sulmin mbi qytetin e Pogradecit, shporën xhonturqit dhe ngritën flamurin e Pavarësisë në Gurin e Kamjes, pra katër muaj përpara pavarësisë që shpalli Ismail Qemali.
Guri i Kamjes, sot i ngjan një “anije” gjigante  që “lundroi” nëpër male për t i dhënë sihariqin Vlorës  për Shpalljen e Pavarësisë, nëpërmjet “Vëndkomandës”  Baba Tomori, vëndin ku qëndrojnë Perënditë që më pas, të jepej sinjali për në Vlorë  që më pas më 28 Nëntor  do të shkonin  mbi 300 luftëtarë nga Gora, Mokra, Tomorica Vërca e Sulova si përfaqsues për t u bashkuar me përfaqsuesin e Tomorricës, Ismail Qemali.
I kërkoj ndjesë Arjanit, që u ndalëm pak në Krahinën e tij për të vazhduar më tej.
Krahas  cilësive të tjera të të parëve të tij, ka spikatur humanizmi. Ndoshta kjo do të ishte arësyeja që Arjani mbas përfundimit të arësimit fillor në fshatin e lindjes dhe atij shtatëvjecar në Moglicë, me shuëm pasion  vazhdoi shkollën e mesmë “Jani Minga” në Vlorë për farmacist.  e më pas Fakultetin e farmacisë.
Punën e filloi si farmacist në Moglicë, më pas si inspektor sherbimit shendetsor Korcë. Një kontribut të rëndësishëm ka dhënë si Pedagog në Shkollën e mesme të përgjithshme dhe   Universitetin Fan S. Noli në Korcë si dhe në Fakultetin e Mjeksisë, si  Drejtor i Drejtoris formaceutike në Ministrin e Shëndetsisë dhe për shtatë vite ka qënë President i urdhrit të farmacistit si dhe  Kryetar i Komissionit të cmimit të barnave.Ka mbrojtur edhe Doktoraturën në Fakultetin e Ministrisë së Shëndetsisë dhe zotëron shumë mirë gjuhën angleze.
Ka kryer detyrën e Këshilltarit në Ministrinë e Bujqësicë, Drejtor i pëgjithshëm në këtë Ministri dhe nga viti 2023, kryen detyrën e Zv/ Ministrit të Bujqësisë.
Në të gjitha detyrat ka punuar me përgjegjshmëri të lartë në sajë të “dhuratave” që i ka dhënë natyra dhe atyre që ka mësuar në jetë për t u bërë një kuadër ashtu si kërkohet, por që nuk  janë shumë të tillë. 
Në c do funksion që ka punuar, është vlerësuar maksimalisht dhe me shumë vlerësime por, meqë dhashë fjalën që nuk do të përmënd gjithcka që ka fituar në jetë, ato që kam marë direkt nga ”burrimi”, të pastërta si uji i atyre maleve,
Detyrën si baskëautor i reformës në blegtori e kreu me sukses për të cilën ka merita të pakontestueshme
Në pëfundim, nuk do të ishte e tepërt të them që me këtë rast, do të bëj të mundur që të gjithë banorëve të Zonës, besoj që do i “dali inati”  që mbajnë akoma nga viti 2021, kur Arjani si kandiat për deputet, megjithse mori 7000 vota për “pako gjë” nuk mundi të futej në Parlament dhe këtej e tutje do të qëndrojnë të shkujdesur që do të kenë një Përfaqsues të denjë në Organin Legjislativ, ashtu si ata e meritojne