AKSIDENT NË POGRADEC/ Automjeti përplas këmbësoren në afërsi të kryqëzimit të Starovës, vajza përfundon në spital

HomeActual

AKSIDENT NË POGRADEC/ Automjeti përplas këmbësoren në afërsi të kryqëzimit të Starovës, vajza përfundon në spital

Dhuna në familje/ 218 kërkesa për urdhër mbrojtje gjatë një viti
A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për sot, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat
Plagosi me mjet të mprehtë, vëllanë e tij, për motive pronësie, një vit më parë, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të fshatit Starovë, në Pogradec, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur një vajzë, e cila është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku aktualisht po merr trajtim mjekësor. Burime pranë institucionit shëndetësor bëjnë me dije se e reja ka pësuar fraktura në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.