Aksident me një të vdekur e dy të plagosur në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë

HomeActual

Aksident me një të vdekur e dy të plagosur në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë

Konsumuan karamele me kanabis, mjeku pediatër Robrtt Rado flet për gjendjen e tre të miturave dhe jep alarmin që produktet tregëtohen nëpër dyqane
Pogradec/Kapet autori i plagosjes me armë, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit.
Korçë/Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pojskë aty ku dy mjete janë përplasur kokë më kokë duke sjellë një viktimë e dy të plagosur rëndë

Sipas policisë, njëri nga mjetet ka kryer një manovër të gabuar çka e ka sjellë përplasjen e mjeteve që po qarkullonin në drejtime të kundërta në aksin nacional

Goditja ka qenë aq e fortë sa mjeti tip “Volkswagen” ku udhëtonte viktima Martin Kastrioti është shkatërruar pothuajse plotësisht.

Edhe për ekspertët shpejtësia tej normave të lejuara, manovra e gabuar dhe lagështia në rrugë kane qene arsyet e aksidentit të rëndë