Dita Botërore e Mjedisit, të rinjtë e Maliqit i bashkohen aksionit të pastrimit

HomeActual

Dita Botërore e Mjedisit, të rinjtë e Maliqit i bashkohen aksionit të pastrimit

Shqipëria po kap Europën për nivelin e çmimeve, por jo të jetesës
Shtëpia e Bardhë: Trump dhe Putin ranë dakord për armëpushim në Ukrainë
“Hajde mo ti biemë njëherë këtej nga Moglica”..

5 Qershori – Dita Botërore e Mjedisit, të rinjtë e Maliqit i bashkohen aksionit të pastrimit

Me rastin e 5 Qershorit, Ditës Botërore të Mjedisit, në Bashkinë Maliq u zhvillua një aktivitet vullnetar pastrimi me pjesëmarrjen e të rinjve dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore.

Nismës iu bashkuan nxënësit e Gjimnazit “Skënderbeu” në Maliq dhe të Shkollës së Mesme Sheqeras, të cilët kontribuan në pastrimin e hapësirave publike, duke përcjellë një mesazh të fortë për mbrojtjen e mjedisit dhe rëndësinë e angazhimit qytetar.

Ky aktivitet synon të rrisë ndërgjegjësimin për ruajtjen e natyrës, reduktimin e ndotjes dhe krijimin e një mjedisi më të pastër e më të shëndetshëm për komunitetin.

Bashkia Maliq vlerësoi pjesëmarrjen e të rinjve, duke theksuar se kujdesi për mjedisin është një përgjegjësi e përbashkët dhe se veprime të tilla japin shembull pozitiv për të gjithë qytetarët.