Ligji për privatizimin e pronave shtetërore, Tabaku: Plaçka e radhës për këdo që ka një investim strategjik

HomeActual

Ligji për privatizimin e pronave shtetërore, Tabaku: Plaçka e radhës për këdo që ka një investim strategjik

Korça Lajme/ 8 Marsi në fushë… Gratë e fshatrave të Qarkut Korçë, nuk ndalojnë punën as sot…
Luljeta Katundi/Mësuesja e dashur, e qeshur dhe me përkushtim maksimal në edukimin e brezave të rinj del në pension
Korçë/Një shtetas nga Bulgareci u kap duke transportuar dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është shprehur se kalimi në Parlament i ligjit për privatizimin e pronave shtetërore, jo vetëm që nuk e lufton korrupsionin por thjesht e nxit dhe e promovon atë.

“Java që u mbyll nuk qe me bilanc pozitiv për parlamentin. Një ligj tjetër i rradhës në listën e gjatë të ligjeve të kapura u miratua dhe i cili nuk e lufton korrupsionin por thjesht e nxit dhe e promovon atë. Jemi në një moment ku parlamenti duhet të merrte rol në luftë kundër korrupsionit.

Ku çdo ligj e akt që miratohej duhet të ishte patjetër në këtë frymë. Ndërkohë që ligji që kaloi, që lidhet me ligjin e privatizimeve thjesht bën të mundur që prona shtetërore  tashmë të konsiderohet si plaçka e radhës për këdo që ka një investim strategjik, për këdo që do të marrë një leje zhvillimore dhe të jepet për këmbim nga publiku tek privati; nga privati tek publiku dhe të trajtohet sikur është pronë personale.

Nëse sot Shqipëria vuan është pikërisht prej këtyre ligjeve është pikërisht prej sjelljes zaptuese që nuk mendon. Që nuk mendon që pronën publike ta vendosë në dispozicion të pronarit legjitim, që nuk mendon për të mirën publike,  që nuk mendon për luftën kundër korrupsionit edhe kur bëhet fjalë për çështjen e pronës. 

Por gjithmonë e në çdo vendim e kanë mendjen tek pakica dhe jo tek shumica. Parlamenti duhet të ketë një frymë e një qasje që në çdo ligj të marrë parasysh luftën kundër korrupsionit”, shprehet Tabaku.