Zbulohet bazë e fshehtë e lojërave të fatit me makineta, arrestohen dy persona në Korçë dhe shpallet në kërkim një tjetër

HomeUncategorized

Zbulohet bazë e fshehtë e lojërave të fatit me makineta, arrestohen dy persona në Korçë dhe shpallet në kërkim një tjetër

Për ruajtjen e 7 KZAZ-ve dhe 422 Qendrave të Votimit, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka angazhuar gjithsej 439 punonjës policie.
Andis Salla, Ministër i Bujqësisë: Në terren për menaxhimin e çarjeve të argjinaturave dhe normalizimin e situatës
Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine që u gjetën në banesën e një shtetasi të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, organizim të lojërave të fatit dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Zbulohet bazë e fshehtë e lojërave të fatit me makineta, arrestohen dy persona në Korçë dhe shpallet në kërkim një tjetër

Goditet një rast i ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë së lojërave të fatit, nëpërmjet makinetave, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim poseduesi i makinetave të lojërave të fatit.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Slot Machine”.

Gjatë operacionit është goditur një rast i lojërave të fatit të ushtruara në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet makinetave, në lokale që vihen në dispozicion për këtë veprimtari.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Th. S., 53 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”;(ka lëshuar me qera lokalin ku u gjetën makinetat)

M. Sh., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”(i punësuar në lokalin ku ishin instaluar makinetat).

Gjithashtu u shpall në kërkim D. M., 50 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”,
“Organizimi i lotarive të palejuara” dhe
“Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kapën në flagrancë gjatë organizimit të lojërave të fatit me anë të makinetave, në kundërshtim me ligjin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 makineta të lojërave të fatit dhe 3 aparate celularë.