Ish-kreu i PS Korçë, Muharrem Meko, feston arrestimin e Veliajt: “PS hoqi qafe një shushunjë”

HomeActual

Ish-kreu i PS Korçë, Muharrem Meko, feston arrestimin e Veliajt: “PS hoqi qafe një shushunjë”

Ndezi zjarr për të djegur mbetje bimore dhe nga përhapja e flakëve u rrezikua një subjekt në aksin rrugor “Sheqeras-Maliq”
Ja ç’farë raporton policia gjatë 24- orëve të fundit
Pogradec/Gjendet i vetëvarur një shtetas, ja çfarë thotë policia

Ish-kreu i PS Korçë, Muharrem Meko, feston arrestimin e Veliajt: “PS hoqi qafe një shushunjë”

Ish-kreu i Partisë Socialiste në Korçë dhe një nga vlerat e të majtës në qarkun juglindor, Muharrem Meko, ka reaguar me entuziazëm pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në një postim në Facebook, Meko e ka përshëndetur ndërhyrjen e SPAK-ut, duke e cilësuar Veliajn si një “shushunjë” që më në fund u largua nga Partia Socialiste.

“PS hoqi qafe një shushunjë,” shkruan Meko, duke e konsideruar këtë një moment pastrimi për forcën politike që dikur drejtonte në Korçë. Ai nuk ka kursyer kritikat ndaj drejtuesve të rinj të socialistëve, duke u shprehur se godinën simbol të së majtës shqiptare e kanë mbushur me “llum, baltë, sharlatanë e sharlatane.”

Në vijim të komenteve të tij, Meko është shprehur i zhgënjyer për drejtimin që ka marrë PS-ja, duke theksuar se nuk mund ta pranonte dot shkatërrimin e partisë së dikurshme të intelektualëve më të njohur të vendit. “Këtë s’do t’ia falja vetes kurrë!” shkruan ai, duke nënvizuar zhgënjimin e tij për degradimin e vlerave të së majtës shqiptare.

Ky reagim i ashpër tregon ndarjet e thella brenda radhëve të socialistëve pas arrestimit të Veliajt, me një pjesë që vijon ta mbështesë dhe të tjerë që e shohin si një moment reflektimi për të ardhmen e partisë.

@Juglindje.com

https://www.facebook.com/share/1ATCHhuCGu