Tragjike, mbyten në lumë katër studentë, zbardhen informacionet e para

HomeWorld

Tragjike, mbyten në lumë katër studentë, zbardhen informacionet e para

E RËNDË/ Ndërtesa përfshihet nga flakët, humbin jetën 49 persona
𝐋𝐞̈𝐯𝐢𝐳𝐣𝐚 𝐞 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬 𝐞 𝐃𝐨𝐧𝐚𝐥𝐝 𝐓𝐫𝐮𝐦𝐩, 𝐢 𝐡𝐞𝐪 𝐚𝐤𝐬𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐥𝐚𝐬𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐉𝐨𝐞 𝐁𝐢𝐝𝐞𝐧
Furgoni i pasagjerëve përplaset me kamionin, 11 të vdekur, mes tyre tetë fëmijë

Katër studentë indianë u mbytën në një lumë në Veliky Novgorod , në veriperëndim të Rusisë, thanë autoritetet lokale.

“Sipas informacioneve të para, studentët po laheshin në një zonë të ndaluar të lumit Volkov, jo shumë larg plazhit komunal”, tha dega lokale e Komitetit Hetimor Rus, i cili po kryen hetimet në vend.

Kur dy prej tyre u përfshinë nga rryma, dy të tjerët nxituan për t’i shpëtuar dhe “menjëherë pas kësaj, të katër u fundosën nën ujë”, thuhet në deklaratë.
Trupi i parë u gjet nga palombarët një ditë pas tragjedisë së ndodhur të martën, më 4 qershor, i dyti u gjet sot, sipas të njëjtit burim.

Hetimet janë duke vazhduar, thuhet në deklaratë.

Sipas guvernatorit të rajonit të Novgorodit, Andrei Nikitin, të katër ishin shtetas indianë që studionin në një universitet lokal.
“Sipas informacioneve të para, katër studentë të Universitetit Shtetëror të Novgorodit me origjinë indiane u mbytën”, shkroi ai në aplikacionin Telegram të martën.

Sipas mediave ruse, studentët ishin të moshës 18-20 vjeç dhe studionin mjekësi.

/gazeta_sot