R.Xhaferi/ RINIA, MBRETËRESHË PA KURORË

HomeActual

R.Xhaferi/ RINIA, MBRETËRESHË PA KURORË

Shi dhe rrebeshe! Si do jetë parashikimi i motit për këtë të enjte
Ekuinoksi pranveror, dita barazohet me natën
Organizata e serbëve osmanllinj/Si e shfrytëzuan serbët Revolucionin Xhonturk kundër shqiptarëve

🤞🏻8 Dhjetori, Dita Kombetare e Rinise🤞🏻

RINIA, MBRETËRESHË PA KURORË

…Joshëse! Të shohësh një kopsht plot me lule shumëngjyrëshe. Sytë ndjekin rreth e rrotull bukurinë mahnitëse që ato përçojnë. Ngazëllehemi kur ato lulëzojnë gjithë klas në mbretërinë e tyre.

Dora jonë i bën edhe më joshëse, kujdesi i treguar ndaj tyre. Kënaqësi t’i shohësh si buzëqeshin kur i ujisim dhe mbi to bien pikla uji, bashkë me to buzëqeshim edhe ne, ndihemi mirë, në paqe dhe të qetë.

E mrekullueshme dhe joshëse… është edhe Rinia shqiptare! E bukur, rrezatuese , energjike në vendin e tyre, Shqipërinë tonë. Të rinj që arrijnë të zotërojnë Mbretërinë e Talenteve kudo në botë.

Nis e zbehet shkëlqimi, përkujdesja mungon…
Piklat e ujit nuk bien mbi ta.
…Dhe dalëngadalë kopshti bie në zi…
Lulet kanë rrëzuar kurorat dhe po zhvishen prej petaleve të tyre.
Mbretëria nuk ka më mbretër e mbretëresha.

~R.Xh