Kryeministri Rama premton dhënien fund të problematikës me tapitë, ja çfarë paralajmëron

HomePolitics

Kryeministri Rama premton dhënien fund të problematikës me tapitë, ja çfarë paralajmëron

Basha: Rama, fushatë denigruese kundër meje
Rama mbledh Asamblenë e PS-së/ Zbulohet data, zbardhet axhenda, ja për çfarë do të diskutohet
Pensions, the agreement with Italy is signed

Pritjes i erdhi fundi dhe të paktën 200 familje në Theth tashmë kanë marrë dje certifikatat e tyre të pronësisë. I pranishëm nw takim ku u shpërndanë certifikatat, kryeministri Edi Rama premtoi se problematikës me tapitë në veri do t’i jepet fund njëherë e mirë. Ndërkohë, kreu i qeverisë lajmëroi se do të falen të gjitha gjobat që janë vendosur për ndërtime pa leje, duke thënë se nuk kanë qenë abuzive, por për shkak të shtrëngimit që ka ligji duke qenë se Thethi futet në zonën e mbrojtur. Shigjetime pati edhe për demokratët që kanë drejtuar historikisht Shkodrën, duke thënë se në kohën e tyre vëmendja e bashkisë për Thethin ka qenë zero. “Ka një masë shumë të madhe gjobash si rezultat i ndërhyrjeve apo ndërtimeve aty ku keni pasur shtëpinë e vjetër apo truallin tuaj, që janë bërë për shkak të nevojës për të krijuar ekonomi përmes turizmit. Dhe që nuk janë ndërtuar sipas ligjit sepse shtrëngimi i legjislacionit për këtë zonë që figuron si zonë e mbrojtur natyrore e ka bërë të pamundur, qeveria do t’i falë gjithë gjobat. Nuk janë tipikisht ndërtime të bëra abuzivisht për t’iu shmangur ligjit, janë ndërtime të bëra nga nevoja. Në kushtet e pamundësisë ligjore, njerëzit kanë vazhduar t’i bëjnë. Kjo s’do të thotë që kush do vërë një gru pa leje më tutje do tolerohet, kjo do të thotë që në atë fazë kur kjo ka ndodhur s’ka pasur vëmendje nga bashkia, zero”, deklaroi dje Rama. Tashmë që çështja e pronave po shkon drejt zgjidhjes, kreu i qeverisë i bëri thirrje emigrantëve që të kthehen dhe të investojnë në Theth. Për të ndihmuar guximtarët në investime, Rama tha se qeveria ka gati edhe planin. Gjatë ndalesës në Theth, Rama ironizoi opozitën duke thënë se ajo merret me sherret, ndërsa punët i bën qeveria. “Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë. Se për punë kanë sherrin, kurse punët e tyre i bëjmë ne”, theksoi Rama. Për t’i shërbyer edhe turizmit, që në zonat e veriut e veçanërisht në Theth po përjeton rritje të shpejtë përgjatë viteve të fundit, qeveria ka përgatitur edhe një plan investimi për të përmirësuar infrastrukturën dhe Rama thotë se edhe fondi është gati.

/gazeta_sot