Meta po teston chatbot-in me Al për ta integruar në Instagram

HomeTechnology

Meta po teston chatbot-in me Al për ta integruar në Instagram

Sheryl Sandberg steps down from Meta’s board of directors
Një ekip inxhinierësh thonë se kanë zhvilluar një “super DVD” me kapacitet të dhënash prej 200 TB
Zbulohen se cilat të dhëna ishin fshirë nga Google Maps

Meta po prezanton chatbot-in me AI në Instagram, duke filluar me një test në SHBA.

Ky chatbot, i zhvilluar përmes Meta Al Studio, do të integrohet në mesazhet e Instagramit.

Ai është krijuar për t’u angazhuar me përdoruesit në një mënyrë argëtuese dhe interaktive, duke ofruar përgjigje dhe rekomandime të personalizuara.

CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg, e parashikon chatbot-in si një “formë arti” në zhvillim që do të përmirësohet me kalimin e kohës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndërsa fokusi fillestar është te argëtimi, ai beson se chatbot-i do të bëhet përfundimisht mjet i sofistikuar për krijuesit dhe bizneset që të ndërveprojnë me audiencën e tyre.

Për të siguruar transparencë, Meta do ta etiketojë chatbot-in si Al, në mënyrë që përdoruesit të jenë të vetëdijshëm se po ndërveprojnë me një makinë artificiale.

Bëhet e ditur se kompania po bashkëpunon me krijues si Wasted dhe Don Allen Stevenson III për të zhvilluar versionet e hershme të këtij chatbot-i.

Ndryshe, përpjekja e Meta-s për mjete me Al përputhet me trendin në rritje të integrimit të Inteligjencës Artificiale në platformat e rrjeteve sociale. 

/Telegrafi