Samiti i Investimeve në Ballkan, Rama më 26 Shkurt në Londër

HomePolitics

Samiti i Investimeve në Ballkan, Rama më 26 Shkurt në Londër

New working group in the Assembly for the monitoring of independent institutions, Tabaku: Violation of any remaining balance of control in the parliament
Çuçi gathers the SP group: On Thursday they will vote on the Protocol with Italy, we accept in principle the opposition’s proposals for Criminal Amnesty
Kë të qaj më parë, Primaret, apo Sekondaret?

Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim po përgatit në Londër me datë 26 shkurt një Samit të ri të Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor per vitin 2024, presidenti i BERZH-it Odile Renaud-Basso dhe liderët e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të prezantojnë vizionin e tyre për projektet kyçe rajonale dhe mundësitë e investimeve si në nivel rajonal ashtu edhe në secilin shtet.

Qëllimi i samitit është që të promovohen projekte rajonale dhe ato ndërkufitare. Ky është samiti i 6-të i BERZH-it kushtuar Ballkanit Perëndimor.

Samiti inaugurues u mbajt 10 vitet më parë, në muajin Shkurt të vitit 2014 ku u mblodhën për herë të parë të gjithë kryeministrat e rajonit. BERZH mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në vendet e rajonit. Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH ndaj deri tani në këtë rajon janë investuar mbi 18 miliardë euro.

Klan News