Daniela Zisi/Pazaret rrezikojnë zgjedhjet në Universitetin e Korçës

HomeActual

Daniela Zisi/Pazaret rrezikojnë zgjedhjet në Universitetin e Korçës

Ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e tij, në fshatin Çiflig, i cili rezultoi i paregjistruar në organet përkatëse
Maliq/Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase, shpallet në kërkim 19-Vjeçari nga Vreshtasi
Maliq/Aksident në afërsi të fshatit Velitërnë

Nga Ministria e Arsimit caktoi datën 21 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të autoriteteve drejtuese dhe organeve drejtuese në të gjitha universitetet publike të vendit.
Së jashtmi duket sikur Universiteti i Korçës ka gjetur qetësi pas stuhisë dhe praggjëmës së qershorit të kaluar,por në fakt nuk është kështu.

Edhe pa u shpallur data e zgjedhjeve,për të cilën besohej se do shtyhej për në vjeshtë,aspiruesit e mandateve të dyta në postet që mbajnë, kishin nisur punën.

E gjithë strategjia e tyre,ashtu si në zgjedhjet e kaluara bazohet vetëm në një linjë: atë të mbështetjes politike të pushtetit.

Askush nga këta nuk flet për llogaridhënie,arritje e transparencë së pari e më pas për platforma,strategji,vizion,perspektivë,instrumenta implementimi,alternativa dhe zgjidhje, për të bërë e dhënë më të mirën për Universitetin.

Askush nuk flet për atë që mund dhe duhet të japë.

Kupola flet e nduk xhaketat e pushetit,vetëm për të marrë,se Universiteti ka kohë që është kthyer në plaçkë.

Akademikët ustallarë e dinë mirë si fitohen postet.

Politika ustalleshë e di akoma më mirë si t’i përdorë e mbajë peng,duke bërë llogari elektorale.

Simbioza mes akademizmit periferik dhe politikës na ka sjellë nivele të frikshme injorance që lëkundin lavjerrësin nga Universiteti tek partite.
Nuk e kanë keq akademikët,jo…

Po të mbështeti pushteti,sido që të jesh,je fitues edhe pse të rëndomtë dhe të lexueshëm si flirtues.

Pushteti,ashtu si flitet,u paska dhënë garanci për mandate të dyta,atyre që rekordet e mandatit të parë i kanë mynxyra dhe hiçe,atyre që nuk kanë asnjë pikëtakimi as me shkencën,as me besueshmërinë,aftësinë dhe integritetin.

Nëse pushteti, vërtet u ka dhënë garanci dhe mbështetje atyre që u provuan,konsumuan dhe dështuan në mënyrë të hatashme,atëherë në 21 qershor nuk do kemi zgjedhje,rrotacion,ndryshim përmes votës,por thjesht një procedurë emërimi.

E gjjtha kjo,sepse askush nga pedagogët e aftë,cilësorë,dinjitozë dhe të tillë kemi plot,nuk do të futej në një garë,rezulatati i të cilës na qenka vendosur, paracaktuar dhe dakordësuar nga politika.

Ka Universiteti i Korçës pedagogë që do shkëlqenin në çdo katedër të universiteteve përtej kufijve,ka nga ata që ligjërojnë në disa gjuhë të huaja,ka kërkues shkencorë dhe mësimdhënës të përkorë,por pazaret e politikës me estabilishmentin e kalbur po i dekurajojnë të bëhen pjesë e garës.

Nëse ky potencial akademik dhe intelektual do të mbetej jashtë zgjedhjeve,e gjitha do të ndodhte për verbëri të politikës dhe për më të keqen e Universitetit.