Ambasadori Gjerman, Z. Bergner vizitoi Landfillin e Maliqit.

HomeActual

Ambasadori Gjerman, Z. Bergner vizitoi Landfillin e Maliqit.

Zbulohet portali gjobëvënës i zyrtarit të AMP, ja emrat e krerëve të Policisë që sulmonte
Korçë/ 35 vjeçari u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Në zonën e Zboqërisë, Njësia Administrative Libonik, strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Maliq kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugëve si pasojë e rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga reshjet.


Falë këtij investimi të financuar nga Bashkëpunimi Financiar Gjermani-Shqipëri nëpërmjet bankës KfW, bashkitë gëzojnë një sistem rajonal për asgjesimin e mbetjeve, i cili zgjidhi problematikat e vendgrumbullimeve të vjetra lokale.

Z. Bergner u njoh me strukturën organizative të KRWM, menaxhimin e vend depozitimit dhe trajtimin e mbetjeve. Ai vlerësoi projektet ambicioze të kompanisë si: Ndërtimin e Impjantit të Ndarjes së Mbetjeve dhe Trajtimi i Gazit si burim alternativ i energjisë, si dhe misionin e kompanisë mbi ndërgjegjësimin e komunitetit në nivel rajonal.

Nga gazetarja: Bleona Bazelli