PËRSE NXIROVE PROFESOR …!?
Të dhimbshme janë ikjet, por doza bëhet më e rëndëkur ato mërgojnë para kohe. Rëndojnë mbi supe si akullnajat shekullore dhe ftohin thellë në dëshpërimin që i mungon ilaçi i qetësisë. E bukur është jeta ta jetosh, por bukuria e saj zbehet kur të braktis në mes tëudhëtimit të saj.
Si çdo ditë padyshim që të‘rrëmben’ celulari me infot e tij në YuoTube apo rrjete sociale. Dhe befas ekrani i celularit mpihet dhe zbehet nga lajmi i hidhur: ‘Profesorit sot i japim lamtumirën’. Mekesh kur lexon dhe nuk u beson dot syve. Pastaj psherëtin thellë me dhimbjen që të zë për fyti. Jo, nuk është e mundur?
Përse e bëre profesor i dashur!?
Është ende herët. Përse kaq shpejt? Merr frymë thellë dhe ‘kërrusesh’ nga dëshpërimi që të rëndon mbi supe. Përpiqesh të përshtatesh me realitetin e hidhur.
Dhe me lotë në sy tashmë mbeten veç kujtimet dhe lamtumira që të ngatërron këmbët duke të gjunjëzuar. Na njohën studimet universitare. Ju i jepnit dritë dhe gjallëri auditorit me leksionet e tua që e adhuronit aq fort gjuhësinë i dashur profesor Berti.
Ndërsa aftësitë i shpalose me botime dhe me tituj shkencorë në gjuhësi. Përveç leksioni dhe dëshira për të mësuar sa më shumë rreth gjuhësisë na i shtoi respektin dhe fakti që të dy ishim nga Shqipëria Juglindore.
U lumturova shumë qëdiploma do të mbante firmën tuaj. Pasi mbaroi mbrotja e diplomës shkove diretk në sekretari dhe më sigurove vërtetimin e mbylljes së studimeve. Dhe unë gjithmonë përkujdesjen tuaj i vlerësoja plot respekt.
Ajo më ndiqte nga pas. Ditën që diplomën e mbaja në dorëduke ju takuar u thashë: – Profesor, do të mbetemi miq gjithmonë. Ju buzëqeshët dhe pohuat si me mëdyshje, pasi sot janë të rrallë miqtë e vërtetë, të cilët të duan dhe respektojnë atëherë kur nuk kanë nevojë nga ndihma jote.
Sa herë udhëtoja në Tiranë e bëja ndalesën në Elbasan dhe rendja drejt universitetit për tëpirë një kafe së bashku. E vëreja në sytë e tu se ‘tëpërkëdhelte’ respekti im që ishte i çiltër. Tashmëtakoheshim si dy miq. Kur ju telefonoja më pyesje nëse do ju dhuroja ndonjë libër, botimin e radhës. Dhe kështu këmbenim librat e njëri-tjetrit. Unë në letërsi, kur ju i dashur profesor studimin e radhës në gjuhësi. Unë përpiqesha të bëja art, kurse ju shkencë. Ishit aq thellë i apasionuar me gjuhësinë, sa me shaka të thoja më duhet të lexoj dy-tre herë të kuptoj çfarë shkruani. Ju buzëqeshnit, por dhe kënaqeshit pasi e kuptonit qëunë vërtet ju lexoja.
Pasuroja bibliotekën me botimet e tua, kurse sot gjej ngushëllim me të, pasi aty bëjmë bashkëbisedimin, por në heshtje. Ehh … profesor Berti. Bulevardin drejt universitetit e bëja plot emocion, kurse sot hapi është i çalë, i mpirë dhe shpirti i zymtë si ditët e errëta të vjeshtës së ngrysur. Në atë universitet kemi miq dhe profesorë të tjerë, por ti për mua mbetesh i pazëvendësueshëm.
I mungon shumë Universitetit Aleksandër Xhuvani. Hapat e tua. Zëri yt. Fryma jote. I veshe petkun e muzgut me ikjen tuaj. Këputet një hallkë të gjerdanit të profesorëve të nderuar të këtij universiteti që nuk kanë qënë të pakët në numër. I le një boshllëk të madh gjuhësisë dhe këtij universiteti me emër.
I mbaje meritat gjithmonë në heshtje edhe pse ishe një minierë në fushën e gjuhësisë. Të pyesja gjithnjë: – A do të vinë të tjerë si ju? Epohoje në po.
Kurse unë nuk bindesha, pasi e shoh të vështirë. Ju i duheshit kaq shumë gjuhës shqipe, por jo të largoheni kaq herët. Unë do tëkaloj përsëri në qytetin e Elbasanit, tashmë me emocione të përziera, por kokën nuk e kthej dot lart. Rruga e bulevardit drejt universitetit tashmë me mërinë e saj më devijoi qarkullimin. Tabela në hyrje të bulevardit lexon ‘Lamtumirë’. Dhe unë si një fëmijë i lënduar më turbullohet shikimi nga lotët që zihen në faj dhe shkasin përmallshëm.
I paharruar Profesor i nderuar, Albert Riska! Do ju kujtojmë përherë më shumë respekt e mirënjohje. Ju bëni një zë dhe unë shumë pranë e kam bibliotekën, aty do të çmallemi dhe do kuptoj më mirë se disa njerëz nuk vdesin. Ata vetëm shtegëtojnë për pak. Të qoftë rruga dritë miku dhe profesori ynë i mirë!
Përgatiti: Besnik Bedollari (publicist)
