Kontrolle në të gjitha shkollat e juglindjes për çantat e nxënësve, zbulohen produkte të papërshtatshme për fëmijët.

HomeActual

Kontrolle në të gjitha shkollat e juglindjes për çantat e nxënësve, zbulohen produkte të papërshtatshme për fëmijët.

Vasil Sterjovski/Kryetarja e Kuvendit vizitoi familjen e Sefer Seferit, kryetar i degës së Aleancës së Maqedonasve për Integrimin Europian .. 
Ujësjellësi i Podgories drejt realizimit si investim, kryhet prova me ngarkesë e rrjetit të brendshëm
Një 65 vjeçar është gjetur i rrëzuar në tokë pa ndjenja, humbet jetën rrugës për në spital

Mësohet se me një urdhër të brendshëm në të gjitha shkollat e juglindjes është kërkuar që të kontrollohen çantat e nxënësve nga mësuesit kujdestarë, ku sipas të dhënave edhe në shkollat 9-vjeçare janë gjetur produkte kozmetike, telefona, komunikime në snapchat etj.

Si pasojë e këtyre kontrollevs një 13 vjeçar në Bilisht u kap me thikë në çantë në ambientet e shkollës. Ai ka thënë para grupit hetimor se thikën e kishte blerë prej 1 muaji.

“E bleva para 1 muaji, 100 lek, pa asnjë arsye, thjeshtë për qejf, e kisha në shtëpi dhe sot e mora me vete”

Ndër të tjera ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me nxënës të tjerë të shkollës dhe se nuk kishte asnjë lloj qëllimi për mbajtjen e thikës në çantë. /KorçaReport