Nga: Eduart Bardhushi/ Në Korçë mesa duket, kemi zbuluar formulën e re të “zhvillimit ekonomik”, festë pas feste dhe koncert pas koncerti…

HomeActual

Nga: Eduart Bardhushi/ Në Korçë mesa duket, kemi zbuluar formulën e re të “zhvillimit ekonomik”, festë pas feste dhe koncert pas koncerti…

DVP Korçë/Arrestohen 7 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Maliq/Informacion shtesë, kapet autori i aksidentit në zvezdë
BESNIK BEDOLLARI/ KONAKU KAPEDANI; ‘KAPEDANI’ I QETËSISË DHE RELAKSIT

Nga: Eduart Bardhushi

Në Korçë mesa duket, kemi zbuluar formulën e re të “zhvillimit ekonomik”, festë pas feste dhe koncert pas koncerti…

Në harkun kohor të vetëm një muaji, Bashkia Korçë ka organizuar dhjetëra aktivitete e festa të ndryshme duke krijuar përshtypjen se qyteti është kthyer në “kryeqytetin e argëtimit”.

Ndoshta kjo është një gjë e mirë…pooooor problemi është se ndërsa sheshet mbushen me muzikë, shumë familje korçare mbushen me fatura!

Fiksojeni, pas dritave të skenës është një Korçë tjetër!

Është Korça e familjeve që në fund të muajit bëjnë llogaritë për të kuptuar se cilën faturë do të paguajnë këtë herë dhe cilën do ta shtyjnë për muajin tjetër, është Korça e njerëzve që mezi përballojnë koston e jetesës, të ushqimeve, energjisë, qirave dhe shpenzimeve të përditshme, është edhe Korça e familjeve që presin ndihmën ekonomike, e cila për shumë prej tyre mbetet e pamjaftueshme për të përballuar realitetin ekonomik…

Zhvillimi ekonomik fillon kur banori ka një punë të qëndrueshme, një pagë që i mjafton dhe kursen mjaftueshëm, si dhe një perspektivë për të ardhmen.

Dhe pikërisht këtu Korça e ka problemin!

Mungesa e vendeve të punës po mbetet një nga shqetësimet kryesore të qytetit.

Rinia është gjithmonë në kërkim të një mundësie që nuk e gjen në Korçë dhe prandaj po largohet.

Disa marrin rrugën drejt Tiranës, shumë të tjerë marrin rrugën drejt aeroportit… ta dini që një pjesë e të rinjve nuk po largohen sepse nuk e duan Korçën, por po largohen sepse duan një jetë më të mirë.