DVP Korçë: Njoftim zyrtar për ngjarjen në Lozhan të Maliqit

HomeActual

DVP Korçë: Njoftim zyrtar për ngjarjen në Lozhan të Maliqit

Grabitje me armë në një bankë në Tiranë, kapet autori
Korçë / Aksident pranë repartit zjarrfikës, mjeti përmbyset në rrugë
E papritur/ Gledis Nano fiton gjyqin kundër Shtetit, do paguhet për 60 muaj të mandatit 5-vjeçar

DVP Korçë: Njoftim zyrtar për ngjarjen në Lozhan të Maliqit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Lozhanit, në Bashkinë Maliq, ku gjatë një operacioni policor për kapjen e një personi në kërkim, ka humbur jetën një punonjës policie dhe është plagosur një tjetër.

Sipas DVP Korçë, në kuadër të planit të masave për lokalizimin dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë, shërbimet e Policisë së Korçës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq dhe atë të Korçës, kanë organizuar një operacion të gjerë bazuar në informacione operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim.

Operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në zonën malore të Bodenit, ku dyshohej se fshihej shtetasi Violand Braçellari, 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe i proceduar për “Kultivim të bimëve narkotike”.

Sipas njoftimit zyrtar, forcat e Policisë kanë rrethuar objektin ku ndodhej i kërkuari dhe i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar, por ai nuk i është bindur urdhrave të policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të efektivëve.

Si pasojë e sulmit, ka humbur jetën në krye të detyrës inspektor Enea Mekolli, 34 vjeç, ndërsa është plagosur inspektor Edison Adri, 36 vjeç, të dy pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pranë DVP Korçë.

Policia ka reaguar menjëherë duke u kundërpërgjigjur me zjarr, ku si pasojë është plagosur edhe autori i dyshuar, i cili më pas është neutralizuar dhe arrestuar nga shërbimet policore.

DVP Korçë bën me dije se i plagosuri Edison Adri është transportuar për trajtim të specializuar mjekësor, ndërsa drejt vendngjarjes është nisur edhe helikopteri i shërbimit shëndetësor për ndërhyrje emergjente.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.