Emrat/Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në zonën e Lozhanit

HomeActual

Emrat/Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në zonën e Lozhanit

Paradoksi i tregut të banesave në Shqipëri
Arjan Jaupllari/Faleminderit nga zemra Korça, Maliqi, Pogradeci, Devolli, Kolonja, Pusteci!
Kriza e identitetit të arsimit, shkaqet dhe pasojat. Psikologjia pozitive në shkolla.

Emrat/Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në zonën e Lozhanit

Sipas informacioneve paraprake, personi i shpallur në kërkim është Violand Braçellari

Mësohet se efektivi i Policisë së Shtetit që humbi jetën gjatë operacionit është Enea Mekolli, ndërsa efektivi i plagosur është Edison Adri. Ky i fundit po merr ndihmën e parë mjekësore dhe, sipas burimeve paraprake, pritet të transportohet drejt Tiranës me helikopter për trajtim më të specializuar.

Nga të njëjtat burime bëhet me dije se gjatë ndërhyrjes ka mbetur i plagosur edhe autori i dyshuar. Forca të shumta policie vijojnë operacionin në zonë, ndërsa pritet një reagim zyrtar për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.

Informacionet janë paraprake dhe në përditësim.