E trishtë në Pogradec – Humb jetën një grua 52-vjeçare pas një zjarri në banesë

HomeUncategorized

E trishtë në Pogradec – Humb jetën një grua 52-vjeçare pas një zjarri në banesë

Nga tentativa për të futur naftë kontrabandë e deri tek prerja e pa ligjshme e pyjeve, arrestohen dy shtetas
Maliq/dërgohet në spital nga familjarët për mjekim me dëmtime në kokë
Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit” janë arrestuar këta persona

Pogradec – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, ku një grua 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e saj.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 06:00 në banesën e shtetases K.T. Dyshohet se gruaja ka ndërruar jetë për shkak të asfiksimit nga tymi.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.