Reduktim dhe ndërprerje të furnizimit me ujë në Maliq më 6, 7 dhe 8 qershor

HomeActual

Reduktim dhe ndërprerje të furnizimit me ujë në Maliq më 6, 7 dhe 8 qershor

PEZULLOHEN DY EFEKTIVË POLICIE PAS NDËRHYRJES NË PROTESTËN E TIRANËS, ZBARDHEN INICIALET
Rritja e çmimit të karburantit ka ndikuar drejtpërdrejt tek fermerët dhe drejtuesit e mjeteve bujqësore në juglindje të vendit
Pogradec/Gjatë një konflikti dhunon një shtetas, procedohet 30-vjeçari

Reduktim dhe ndërprerje të furnizimit me ujë në Maliq më 6, 7 dhe 8 qershor

Ujësjellës Kanalizime Maliq ka njoftuar qytetarët se gjatë datave 6, 7 dhe 8 qershor 2026 do të kryhen punime dhe ndërhyrje teknike në depon e furnizimit me ujë të qytetit të Maliqit.

Për shkak të këtyre punimeve, furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë i reduktuar dhe në disa zona mund të ketë ndërprerje të përkohshme.

Sipas UK Maliq, ndërhyrjet janë të nevojshme për përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë dhe garantimin e një shërbimi sa më cilësor për qytetarët.

Institucioni u bën thirrje banorëve të marrin masat e nevojshme paraprake dhe të sigurojnë rezerva të mjaftueshme uji për nevojat familjare gjatë kësaj periudhe.