E njohur si Tasha e TikTokut, 67- vjeçarja Natasha Rombula, nën akuzën se përdori nipin për të përfituar para.

HomeActual

E njohur si Tasha e TikTokut, 67- vjeçarja Natasha Rombula, nën akuzën se përdori nipin për të përfituar para.

𝐈𝐧𝐜𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭 𝐦𝐞𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞𝐬𝐡 𝐧𝐞 𝐒𝐞𝐥𝐚𝐧𝐢𝐤, 𝐝𝐲 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚 𝐭𝐞 𝐥𝐞𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫
Një kafe me VASILIN / Politikani i qetë shqiptaro-maqedonas që ka fituar zemrat e korçarëve
Reforma nuk mund të bëhet duke sakrifikuar njerëzit e ndershëm – Nuk mund të luftojmë krimin duke demoralizuar policinë..

E njohur si Tasha e TikTokut, 67- vjeçarja Natasha Rombula është kryefjalë e lajmeve në vend, pasi u arrestua nga Policia nën akuzën se përdori nipin për të përfituar para.

Por ajo sjelljen që ka në TikTok, e tregoi edhe gjatë shoqërimit nga policia në burg.

Pasi u la në masën “arrest në burg” së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku, pas daljes nga gjykata e Beratit, ajo ka kërkuar të flasë me gazetarët.

“Kam rritur nipin, jam gjyshe heroinë”. Ata janë denoncuar nga nëna e të miturit, pasi e ekspozonin atë në rrjetin social, “TikTok”, duke folur me një fjalor banal, me qëllim për të përfituar ekonomikisht.

Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë video të të miturit ku dëgjohet të flasë me një fjalor banal, i shtyrë nga babai dhe gjyshja e tij.