“Festa e Abetares”, emocione dhe buzëqeshje në klasën I A

HomeActual

“Festa e Abetares”, emocione dhe buzëqeshje në klasën I A

Organizohet për herë të parë në Qarkun Korçë, një aktivitet i veçantë për personat me aftësi të kufizuara/ Lumturohen mbi 100 persona me aftësi të kufizuara, spektrin autik dhe sindromën down 
Nostalgji/20 rregullat e futbollit në kohën kur luhej në rrugë ..
VOX POP/Maliq, pse të rinjtë duan të largohen nga prindërit pasi martohen

“Festa e Abetares”, emocione dhe buzëqeshje në klasën I A

Një atmosferë plot emocion, gëzim dhe krenari ka shoqëruar zhvillimin e “Festës së Abetares” nga nxënësit e klasës I A, të cilët festuan një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre shkollore.

Nën përkujdesjen dhe përkushtimin e mësueses Klodiana Shaholli, vogëlushët sollën një program artistik me këngë, recitime, vjersha dhe interpretime të ndryshme, duke dëshmuar se tashmë kanë hedhur me sukses hapat e parë drejt dijes dhe botës së librit.

“Festa e Abetares” mbetet një nga kujtimet më të bukura për çdo fëmijë, pasi shënon momentin kur nxënësit njohin shkronjat e para dhe hapin rrugën drejt leximit dhe shkrimit.

Prindër, mësues dhe të ftuar vlerësuan punën dhe përgatitjen e nxënësve, si edhe përkushtimin e mësueses gjatë gjithë vitit shkollor.

Urime nxënësve të klasës I A për këtë arritje të bukur dhe suksese në rrugën e dijes!