Jaupllari pranë fermerëve: Konsultime dhe ndihmë për aplikimet në Skemën Kombëtare të Bujqësisë

HomeActual

Jaupllari pranë fermerëve: Konsultime dhe ndihmë për aplikimet në Skemën Kombëtare të Bujqësisë

“Pylli Fazanëve” në Maliq, një destinacion turistik jo vetëm për vendasit, por edhe të huajt
E rëndë në Kolonjë, 33-vjeçari gjendet i mbytur në rezervuar, dyshimet e para (EMRI)
BESNIK BEDOLLARI/ KONAKU KAPEDANI; ‘KAPEDANI’ I QETËSISË DHE RELAKSIT

 

Zëvendësministri Jaupllari pranë fermerëve, konsultime dhe ndihmë për aplikimet në Skemën Kombëtare të Bujqësisë

Zëvendësministri Jaupllari zhvilloi një takim konsultues me fermerë të zonës, me qëllim sqarimin dhe thjeshtësimin e procedurave të aplikimit në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutuan 12 pikat kryesore të aplikimit, ndërsa fermerët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje, shqetësime dhe propozime lidhur me përfitimin nga skema mbështetëse.

Si gjithmonë, Jaupllari u gjend pranë fermerëve jo vetëm në aspektin institucional, por edhe në atë njerëzor e miqësor, duke dëgjuar nga afër problematikat e tyre dhe duke kërkuar zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen çdo ditë.

Takimi u vlerësua nga fermerët si një mundësi e rëndësishme për të marrë informacion të qartë dhe për të lehtësuar procesin e aplikimit për mbështetjen financiare në sektorin e bujqësisë.