Pogradec/Arrestohet 18-Vjeçari pasi i ka vjedhur celularin dhe kuletën një 84-vjeçari.

HomeActual

Pogradec/Arrestohet 18-Vjeçari pasi i ka vjedhur celularin dhe kuletën një 84-vjeçari.

Bedollari/Mesazh prekës për ndarjen nga jeta të mësuesit Alban Bejleri
Maliq/53-vjeçari dyshohet se ka përndjekur një 38-vjeçare
Pogradec/Dy shtetas 17-vjeçarë kërcënojnë nëpërmjet telefonit një bashkëmoshatar

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 18 vjeç, banues në fshatin Trebinjë, Pogradec, pasi në fshatin Buçimas, i ka vjedhur celularin dhe kuletën, një 84-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit M. L. iu gjet e sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa. Më tej, nga verifikimet rezultoi se 18-vjeçari ishte shpallur në kërkim më datë 18.03.2024, pasi në fshatin Memëlisht, i ka vjedhur celularin një 49-vjeçareje.